TIRANË- Për të gjithë ata që kishin planifikuar pushimet në Austri apo Holandë, tani më nuk duhet të shqetësohen. Duke filluar nga nesër Austria dhe Holanda kanë hequr të gjitha masat anti-COVID me Shqipërinë. Nuk ka asnjë kriter, as test negativ dhe as kriterin e vaksinës.
Megjithatë, të gjithë qytetarët që udhëtojnë në avion e kanë të detyrueshme mbajtjen e maskës të një formatit FFP2. Austria është shteti i parë nga BE-ja që ka hequr të gjitha kufizimet me vendin tonë, ndërkohë që shtete e tjera e kanë të detyrueshme që qytetari të ketë me vete testin negativ, që të ketë bërë një nga vaksinat apo edhe formularin PFL siç është në rastin e Greqisë.
Duke filluar nga nesër edhe Holanda ka hequr të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë , të cilët duhet të plotësojnë Formën e Deklaratës së Shëndetit. (Kliko këtu)
“Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.
1) Asnjë kriter testi
2) Asnjë kriter vaksine
3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parëI vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci. Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes. Faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport”, thuhet në njoftimin e TIA-s.
Pas Austrisë edhe Holanda ka hequr të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike duke filluar nga data 24 Qershor 2021. Për udhëtimin drejt Holandës shqiptarët nuk kanë nevojë të kenë asnjë test dhe as pasaportë vaksinimi, pasi nuk ka asnjë kriter duke hequr të gjitha kufizimet mes dy vendeve për shkak të pandemisë.
I vetmi kriter është që shqiptarët që udhëtojnë në Holandë, të plotësojnë Formën e Deklaratës së Shëndetit. Formën e gjeni të listuar në këtë link (kliko ketu)