Karl Nehammer

Bota

​Austria ofron 1 mijë euro për çdo refugjat sirian për t'u kthyer në shtëpi

14 Dhjetor 2024, 07:54| Përditesimi: 14 Dhjetor 2024, 07:57

  • Share

Qeveria konservatore e Austrisë njoftoi sot se po u ofron refugjatëve sirianë një bonus kthimi prej një mijë eurove për t'u kthyer në Siri, pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad-it.

Kancelari Karl Nehammer tha se situata e sigurisë në Siri duhet të rishikohet për të lejuar kthimin e refugjatëve sirianë.

"Austria do të mbështesë sirianët që duan të kthehen në atdheun e tyre me një bonus kthimi prej një mijë eurosh. Vendi tani ka nevojë për qytetarët e tij për ta rindërtuar atë," ka shkruar Nehammer në rrjetin X.

Kthimi i refugjatëve sirianë kundër vullnetit të tyre nuk është i mundur derisa të bëhet e qartë se në cilin drejtim do të shkojë Siria.

Tani për tani, qeveria austriake ka njoftuar se do të fokusohet në kthimet vullnetare. Ajo gjithashtu ndaloi përpunimin e kërkesave për azil.

Sirianët përbëjnë numrin më të madh të kërkesave për azil në Austri. Një biletë me një drejtim, klasa ekonomike drejt Bejrutit, pika e zakonshme e nisjes për ata që vazhdojnë nga toka drejt Damaskut, kushton aktualisht të paktën 1 mijë e 66 euro në Turkish Airlines, sipas faqes së internetit të kompanisë./Kosovapress

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?