Autizmi ‘flet’ përmes talentit dhe barrierat bien! Mbrëmje gala në hollin e Teatrit të Operas, mesazhi i të riut autik: T’i lëmë mënjanë paragjykimet

21 Nëntor 2023, 15:47| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 21:21

  • Share

Holli i Teatrit të Operas, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, vishet me një larmishmëri ngjyrash e imazhesh që imagjinata e të rinjve me spektrin autik ka sjellë përmes pikturash e punimesh kreative. Organizata ‘Autizmi flet’, në këtë vit të 5-të të krijimit të saj ka dashur që zëri i tyre të dëgjohet.

“T’i lëmë mënjanë stigmat dhe  paragjykimet në lidhje me kufizimet intelektuale”, shprehet i riu me spektrin autik Tarkan Bashllari, që moderon mbrëmjen gala.

Me fjalë, muzikë apo kërcim, fëmijë e të rinj si Tarkan Bashllari ,edhe në skenë, ku mbahet mbrëmja gala ‘Talenti nuk njeh barriera’, japin mesazhet e tyre...  Familjarët janë aty për t’u dhënë mbështetjen, por edhe për të hapur një dritare më shumë për të njohur botën e personave me aftësi të veçanta.

“Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta, në të vërtetë janë heronj. Ata janë edukatorë, janë teraupist, janë trajnerë sporti..., janë padyshim artist në shpirt për fëmijët e tyre”, shprehet Eglantina Bajrami, drejtore ekzekutive e ‘Autizmi flet’.

Artistë të njohur si Orgesa Zaimi dhe Ervis Behari interpretojnë disa nga këngët e tyre, ndërsa shoqërojnë performancat edhe Banda Frymore e Shkodrës, si dhe të rinj nga gjimnazi “Petro Nini”

Aty ku zemrat dhe mendjet hapen, arti bashkon dhe barrierat bien...

Motivet Kombëtare erdhën përmes valleve e kostumeve...

Kjo mbrëmje shërbeu edhe për të theksuar nevojën për krijimin e qendrave terapeutike për këta të rinj, si dhe për të shpalosur objektivin për firmosjen e një memorandiumi e Federatën Shqiptare të Futbollit, për ngritjen e skuadrave sportive për të rinjtë me nevoja të veçanta.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?