FIER- Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Patos - Fier,ku ambulanca është përplasur me një makinë tipToyota.
Të dy mjetet kanë dalë nga rruga prej përplasjes, por shoferët nuk kanë pasur asnjë dëmtim. Ne vendgjarje ka shkuar policia rrugore paraprakisht mendohet parakalim i gabuar, por pritet vednimi i ekspertëve.
Sipas të dhënave, autoambulanca është e spitalit të Fierit, kurse makina tip Toyota ka targa AA 365 YX. Në autoambulancën e cila ka përfunduar në një kapanon të ndodhur aty pranë, ka qenë vetëm drejtuesi i mjetit dhe nuk ka pasur staf mjekësor apo pacientë.
Në automjetin tip Toyota udhëtonin dy persona të cilët nuk shfaqën probleme shëndetësore. Për disa minuta u bllokua edhe qarkullimi i automjeteve të pakta në rrugë, ndërsa situata po menaxhohet nga rrugoret.