U përplas nga autoambulanca në kryeqytet, ndërron jetë 70-vjeçarja

16 Qershor 2019, 11:01| Përditesimi: 16 Qershor 2019, 13:43

  • Share

Një autoambulancë ka përplasur ditën e sotme një këmbësore, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

E moshuara Fatime Sefa është aksidentuar në rrugën 'Ferit Xhajko', pranë ish-restorant 'Durrësi'. Policia njofton, se drejtuesi i mjetit me inicialet H. G ka humbur kontrollin e mjetit.

Sipas dëshmitarëve, gruaja pas aksidentit kishte marrë plagë në të gjithë trupin dhe dëmtime të shumta në fytyrë. Fatkeqësisht, 70 vjeçarja nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?