Autobiografia e Kamala Harris tani në shqip, Linda Rama: Nuk do të hyjë në zyrën ovale, por ndodhi siç donte populli! Kërcënimet për liritë e fituara nga brezat janë reale

12 Nëntor, 12:21| Përditesimi: 12 Nëntor, 18:11

  • Share

Tirane-  Në Tiranë është promovuar sot autobiografia e zv.Presidentes së SHBA-ve, Kamala Harris, e cila humbi zgjedhjet përballë Donald Trump. 

Libri “Të vërtetat që mbartim”, shpalos udhëtimin e pakrahasueshëm nga bijë emigrantësh, e cila ia doli të bëhej prokurore e përgjithshme e Kalifornisë, deri në gruan që synoi të drejtojë Shtëpinë e Bardhë. Në parathënien e tij mban firmën e Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit shqiptar.

Karriera e Kamalës ishte kaq graduale, sa herë-herë kisha nota mosbesimi, a është një guidë se si duhet të jetë një prokuror apo guidë si duhet të jetë një politikane. Asnjëherë nuk më erdhi si një grua që në fakt rrënjët e saj biologjike dhe sociale i kishte te grupet vulnerabël të shoqërisë. Ajo nuk kishte asnjë lloj vunerabiliteti në libër, tha Linda Rama. 

 Në ceremoninë e promovimit të autobiografisë në shqip, Linda Rama tha se librin e shkruar në 2018-ën e ka lexuar në shtator, kur Harris mbante postin e zv.presidentes dhe ishte një nga dy kandidatët që kërkonte të hynte në zyrën ovale.

“Ndërsa dëgjoja fushatën, mua Kamala më vinte me fuqinë e saj nga libri i shkruar në vitin 2018. Kamala nuk do të hyjë në Zyrën Ovale dhe botuesja tha: “pavarësisht si erdhën gjërat…” Gjërat erdhën ashtu siç e donte populli amerikan. Dhe kjo është bukuria e demokracisë që popujt vendosin dhe tranzicioni ynë i 30 viteve na ka mësuar se populli nuk gabon. Dhe në shumë dimensione të të gjithë diskutimit që bëhet sot për kandatin fitues apo humbës, një përjetim tjetër që unë kam patur ka qenë: Po kjo Shqipëria e vogël sa shumë eksperiencë ka patur në këto 30 vite sa në të gjitha debatete që bëhen ne e ndjejmë veten si të jemi pjesë e një konteksti të jashtëzakonshëm siç është konteksti i SHBA.

Në libër, bashkëshortja e kryeministrit shprehet se, parathënia është bazuar në dy momente; ‘liritë dhe të drejtat’ dhe ‘profili i prokurorit’.

Në parathënie kam nënvizuar se; “kërcënimet për liritë e fituara nga brezat janë reale dhe më shumë të ngjarë do të bëhen dhe më të pranishme për ata që do t’i trashëgojnë fitoret e shoqërive demokratike.Doja të isha vetja në parathënien e Kamalës e frymëzuar nga Kamala. Ky libër i shkruar me sytë e mendjes te liria dhe të drejtat të jep mundësinë të reflektosh, si prind dhe qytetar” tha ajo. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?