Autobiografia e Angela Merkel

Kosova & Rajoni

Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan

27 Nëntor 2024, 08:33| Përditesimi: 27 Nëntor 2024, 08:35

  • Share

"Isha dhe mbetem e bindur se vetëm anëtarësimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE mund të sigurojë bashkëjetesë të qëndrueshme dhe paqe në rajon. Sado e vështirë të jetë rruga për të arritur atje, ajo duhet ndjekur “.

Janë fjalët e ish-kancelares Angela Merkel në autobiografinë e saj të titulluar  "Liria: kujtime 1954-2021" ku ndër të tjera përmend Kosovën, Serbinë dhe Ballkanin.

Në librin e publikuar së fundmi, Merkel kujton bombardimet e NATO-s kundër forcave serbe, që siç thotë u treguan brutale ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.

Duke cituar bisedime me zv. kancelarin Sigman Gabriel dhe kreun e diplomacisë gjermane Frank-Walter Steinmeier Merkel thotë se çështja më shqetësuese për ta ishin tensionet e përhershme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Edhe në vitin 2014, 100 vjet pas fillimit të luftës së parë botërore paqja në rajon ishte e brishtë”, shkruan ish-kancelarja Merkel.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?