Gjurmimi i autobusëve të Tiranës në kohë reale

Lajme të mira

Autobusët e Tiranës tashmë gjurmohen në kohë reale përmes Google Maps

7 Gusht, 16:31| Përditesimi: 7 Gusht, 16:38

  • Share

Qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë, tashmë nëpërmjet Google Maps do të mund të gjurmojnë në kohë reale autobusët e linjave në kryeqytet.

Kjo risi u vjen në ndihmë jo vetëm qytetarëve vendas, por ndihmon gjithashtu edhe turistët që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë.

Ky projekt u realizua nga GIZ Albania dhe Bashkia e Tiranës me mbështetjen e Albanian Technology Distribution (ATD).

GTFS-RT (Real-Time General Transit Feed Specification) është integruar me sukses në Google Maps.

Kjo risi, jo vetëm që do të përmirësojë planifikimin e udhëtimit dhe kohët e sakta të mbërritjes së autobusëve për pasagjerët e përditshëm, por do të përdoren gjithashtu për menaxhimin e cilësisë së shërbimit, duke ndihmuar në optimizimin e operacioneve të transportit publik.

Giz Albania po punon me partnerët shqiptarë për të sjellë informacion në kohë reale për pasagjerët dhe për më shumë përmirësime të transportit publik në të gjithë vendin.

V.GJ /E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 08/08/2025 07:47

    Duhet aplikacion, per cdo urban lokal dhe nderqytetas. Jo me google maps se ska tren

    Përgjigju
    • Popo: 11/08/2025 21:44

      Un Google maps perdor n mes amerikes per autobuzat. S esht vec per trena

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?