Autobusi i linjës Durrës-Porto Romano u përfshi nga flakët, kreu i PD Cara: Pasoje e gjendjes së mjeruar të transportit publik

7 Gusht 2022, 22:52| Përditesimi: 7 Gusht 2022, 22:53

  • Share

1659905581_Screenshot11.jpg

Autobusi i linjës Durrës-Porto Romano u përfshi nga flakët paraditen e kësaj të diele. Në një reahim kreu i PD, Durrës, Igli Cara, shprehet se transporti publik në Durrës është në gjendje skandaloze dhe kjo duhet të jetë një kambanë alarmi. Sipas tij  Mijëra qytetarë udhëtojnë në kushte skandaloze, duke rrezikuar jetën.”

“Më e rëndësishmja është që këto pamje tronditëse janë shoqëruar vetëm me dëme materiale, pa humbje të jetëve njerëzore. Por, në të njëjtën kohë janë një këmbanë alarmi mbi gjendjen e transportit publik në Durrës. Shkrumbimi i autobuzit të linjës Durrës-Porto Romano është vetëm një episod i përditshmërisë së mijëra qytetarëve që udhëtojnë në kushte skandaloze, duke rrezikuar jetët e tyre.

Transporti publik është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Bashkisë Durrës, që duhet t'i shërbejë qytetarëve dhe jo t'i sfidojë ata! Për të mos u shndërruar në "kronikën e një vdekjeje të paralajmëruar" duhet që situata të ndryshojë kryekëput menjëherë! Nesër do të jetë vonë”, shkruan Cara.


Lajmi kryesor:

VIDEOLAJM/ Merr flakë në ecje autobusi në Durrës, shkrumbohet totalisht


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?