Autobusi i linjës së 'Qytetit Studenti' aksidentohet në bulevardin 'Zogu i Parë' në Tiranë

2 Maj 2022, 13:32| Përditesimi: 2 Maj 2022, 13:50

  • Share

Autobusi i linjës së “Qytetit Studenti” është aksidentuar në bulevardin “Zogu i parë” para maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Autobusi është përplasur me kabinën e stacionit të pasagjerëve pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

Aksidenti drejtohej rreth orës 13:00 dhe autobusi drejtohej nga shoferi i identifikuar si D.Sh. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ky aksident vjen tre ditë pas përplasjes së autobusit të linjës së Unazës me një automjet tip “Benz”. Të dy mjetet përfunduan në lumin Lana. 

Mbrëmjen e së premtes, pesë persona u plagosën dhe banorët e zonës nxituan të nxirrnin nga makina dy të rinjtë që ishin brenda automjetit tip “Benz” të kthyer përmbys poshtë autobusit. Vetura është dëmtuar plotësisht, por u nxor nga lumi Lana që në mbrëmje, ndërsa autobusi vijon të qëndrojë në skarpatet e lumit.

Policia rrugore po heton dy pista, atë të një defekti teknik në autobus, ku mendohet se ishin rreth 50 persona dhe parakalimit të gabuar të veturës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 02/05/2022 20:01

    TE SHIKOHET QE KETA AUTOBUZE JANE TE SIGURT PER PERDORIM,,,,MUND TE KENE DIFEKTE QYSH NGA FABRIKA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?