Kronikë

Autobusi i linjës së ‘Unazës’ mori flakë, Braçe: Janë për në koshin e plehrave, transporti publik në Tiranë të ndryshojë, kompanitë të mbajnë përgjegjësi

11 Prill, 17:47| Përditesimi: 11 Prill, 17:55

  • Share

Një autobus i linjës së 'Unazës' në Tiranë u përfshi nga flakët ditën e sotme pranë Ministrisë së Jashtme.

Lidhur me këtë ka ardhur një reagim nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili thotë se ishte në terren dhe u bë dëshmitar i këtij incidenti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se këta autobusë nuk përmbushin kushtet dhe ofrojnë një shërbim të dobët, ndërsa kërkon që kompanitë të mbajnë përgjegjësi për të tilla ngjarje.

"Transporti publik në Tiranë duhet të ndryshojë totalisht. Kompanitë e transportit që kanë marrë me kontratë këtë shërbim, nuk përmbushin në mënyrë të ndjeshme kushtet, veçanërisht cilësinë e shërbimit. Autobuse për në koshin e plehrave aq të vjetër janë. Totalisht të papërshtatshëm për trafikun e Tiranës. Pis e zhul, ndotin po aq e në fund edhe të rrezikshëm sa kohë që ju ndodh të marrin edhe zjarr, për më tepër kur është ftohtë. Isha në terren dhe pashë se si mori zjarr! Duhet të ndryshojë rrënjësisht dhe këto kompani duhet të mbajnë përgjegjësi një herë të vetme", shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Tiranë, merr flakë një autobus i linjës së 'Unazës'! Shkak një defekt teknik


S.B/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?