Pamje nga autobusi i rrezuar

Autobusi me mësues bie nga ura në Kubë, të paktën 10 viktima dhe 25 të plagosur

31 Janar 2021, 10:11| Përditesimi: 31 Janar 2021, 10:20

  • Share

Dhjetë persona vdiqën dhe 25 të tjerë u plagosën, kur një autobus që po transportonte mësues nga Havana për në provincën e Granma të Kubës, ra nga një urë pranë bashkisë së Guines.

Momentalisht raportohen 10 viktima, por bilanci mund të përkeqësohet më tej pasi shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në autobus ishin mësues të cilët ishin vendosur në Havana dhe po ktheheshin në provincat e tyre të origjinës, pasi klasat u pezulluan në kryeqytet për shkak të pandemisë COVID-19. 

Autoritetet po punojnë për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar pse shoferi humbi kontrollin e automjetit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?