Autobusi në Lanë, prokuroria nis hetimet për kundërvajtje penale! Pritet akti i ekspertimit, mund të zgjasë 30 ditë! Drejtuesi i autobusit insiston për keqfunksionim të mjetit

1 Maj 2022, 14:40| Përditesimi: 1 Maj 2022, 15:12

  • Share

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentimit të autobusit të linjës së Unazës, i cili përfundoi në lumin e Lanës gjatë mbrëmjes së të premtes, ndërsa mori para edhe një automjet tip “Benz”. Çështja po hetohet nga prokurori Shpëtim Garunja, i cili e ka regjistruar ngjarjen deri tani si kundërvajtje penale, pasi si pasojë e aksidentit kishte vetëm të plagosur lehtë dhe jo viktima. Sipas burimeve nga organi i akuzës, kjo ka sjellë edhe në mos arrestimin e asnjë prej drejtuesve të mjeteve.

Të njëjtat i burime i thanë Report Tv se pritet ekspertiza e mjeteve nga eksperti autoteknik, e cila do të përcaktojë shkakun e saktë të ngjarjes që për pak sa nuk rezultoi në tragjedi.

Nga verifikimet paraprake dyshohet për dy pista. E para për një gabim njerëzor të drejtuesit të autobusit, Muhamet Kyçuku, apo një keqfunksionim elektrik të mjetit. Shoferi 62-vjeçar, sipas burimeve, vijon të insistojë se autobusi nuk i ka funksionuar. Gjithsesi, ekspertiza pritet të zgjasë deri në 20 ditë pasi autobusi është hybrid, çfarë shton më tej vështirësinë e përcaktimit të shkakut.

Por si ndodhi ngjarja?

Autobusi i Unazës sapo kishte dal nga stacioni dhe shpejtësia e tij sipas burimeve, e verifikuara përmes kamerave të sigurisë, nuk ka qenë e lartë. Kur nuk kishte ecur më shumë se 30 metër, krejt papritur është futur në korsinë e majtë, duke marrë përpara automjetin tip “Benz”, i cili është rrokullisur bregut të Lanës dhe ka përfunduar poshtë autobusit. Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të plagosur lehtë pesë persona. Akoma nuk është zyrtare, por pritet që autobusi të mos lëvizet nga vendi, për ta kthyer në instalacion ndërgjegjësues ndaj aksidenteve rrugore.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daku: 02/05/2022 06:51

    Hemo cdo beje Lali me autobusin, do e lere aty per shurrosur e dhjete pija ecet?? Se te pakten eshte i mbulluar e nuk do duken. Me Mire te dhjesin ketu sesa ne skarpatet e kanes e te duken nga kembesoret. Ide tamam gjeniale, istalacion

    Përgjigju
  • Roni: 02/05/2022 00:16

    Ku Autobuz, me kujton nje makine plehrash qe goditi tre kater makina tek St Dinamo para tre kater vjetesh. Ekspertiza tha qe shoferi kishte gelltitur disa dopi raki me qofte zgare dhe reaksioni i timonit ishte ne kundershtim me rregulloren. Instalacioni i "artisteve" ne Tirane do vleje per sezonin turistik, per t'i treguar turisteve se vetem ne kembe mund te levizet neper kryeqytetin pa lulishte dhe pa rruge te sigurta, duke mos harruar trotuaret. Bravo EV. Green green e bere Tiranen me shofere pijanece 62 vjeçare.

    Përgjigju
  • Gripi: 01/05/2022 22:45

    Hiqeni kete termin e shpifur " Instalacion" se po abuzohet ne menyre skandaloze nga " pikasot" shqiptare qe gjithe diten zhgryhen kafeneve me idete e tyre "gjeniale" te kanabizuara. Nuk them te arestohen, por jeta e njerezve eshte rrezikuar ne menyre tragjike, prandaj pergjegjesia nuk mumd td prese 30 dite. Aty kamera ka plot dhe duket qarte nese autobuzi ka goditur makinen apo e kunderta. Pronari i kesaj linje eshte kusj eshte dhe te gjithe e dine qe pas tij qendron Tom Doshi. Meqe ra fjala, u arestuan ata bastardet e Tomes per plagosjen e rende tek blloku apo " u harrua" ajo histori? Edhe kjo " do harrohet" por te pakten hiqeni ate llamarine qe aty dhe bejeni instalacion tek shtepia "e artistit" qe ka dhene idene.

    Përgjigju
  • Dashnori motres: 01/05/2022 21:40

    Ta perdori si ur lali Eri per kembesoret.

    Përgjigju
  • Klodi: 01/05/2022 19:50

    Pa dale ekspertiza dalin me idene per @[email protected] duhet ti neneshtrohet kontrollit teknik .sepse duhet te jene dhe ne garanci nga prodhuesi por per te mos ndeshkuar kompanine qe kane bere pazaret fajin ka per ta mare shoferi ..busin do e mare Lana dhe faturen e paguajme ne ..

    Përgjigju
  • Tani: 01/05/2022 17:25

    Nje ngjarje e tille me shpejtesi minimale vetem mos funksionimi sistemit frenimit krijon te tille aksident

    Përgjigju
  • JARI: 01/05/2022 16:25

    KRTO JANE PUNET E ERION ,,,,KRYEBASHKIAKU ME MASKARA I TIRANES...,QE FUT NE PUNE AUTOBUZE ME BATERI PA BERE ME PARE TESTET QE JANE TE PERSHTATSHEM KY LLOJ AUTOBUZI APO JO....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?