Pamje nga vendi i ngjarjes

Kosova & Rajoni

Autobusi nga Kosova përplaset me një kamion në Gjermani, media raporton 30 të plagosur! Kompania: Janë vetëm 3 të dëmtuar!

20 Gusht, 10:14| Përditesimi: 20 Gusht, 14:51

  • Share

Një autobus nga Kosova u raportua se është përfshirë në një aksident në Gjermani. Mjeti me 50 udhëtarë po shkonte drejt Mynihut dhe është përplasur me një kamion në autostradën A8 pranë Irschenberg gjatë natës. mediat vendase raportuan 30 të plagosur.

Kompania ‘Dubova Reisen’ konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se një autobus i saj, me udhëtarë nga Kosova u aksidentua në Gjermani në orët e para të 20 gushtit.

Por njoftoi se vetëm tre pasagjerë kanë pësuar lëndime.

“Fatmirësisht, pasagjerët janë mirë, vetëm tre nga ta janë me lëndime të lehta për shkak të dëmtimit të xhamave. Aksidenti ndodhi rreth orës 00:30. Autobusi ishte në trasen e tij, një makinë ka ardhur nga e majtë, nga ana e shoferit, duke ia humbur drejtimin”, thanë nga kjo kompani.

Media gjermane, Rosenheim24 dhe Bild duke cituar policinë gjermane, thanë se 30 persona u lënduan gjatë aksidentit.

Sipas Bild, gjashtë nga pasagjerët u lënduan rëndë dhe u dërguan në spital, ndërkaq të tjerët, me lëndime më të lehta u trajtuan në departamentin e zjarrfikësve në Irsshenberg.

Autobusi i aksidentuar po transportonte 50 pasagjerë, kur u përplas me një kamion të ngarkuar me mallra në autostradën A8, afër Irsshenbergut gjatë natës.

Autobusi ishte nisur drejt Mynihut dhe shoferi, slloven 49-vjeçar, si duket e pa kamionin shumë vonë. Kamioni, i ngarkuar me perime, po drejtohej nga një polak, 47-vjeçar. Autobusi i përplas në pjesën e pasme të kamionit, pavarësisht se shoferi tentoi që të shmangte aksidentin.

Pas këtij aksidenti, autoritetet gjermane mbyllën për trafik segmentin A8 për gati dy orë. /REL/

Xh.D/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?