Foto ilustruese

Dy aksidente brenda një ore në Tiranë, autobuzi përplas të miturin, përmbyset makina e plagoset 59-vjeçarja 

6 Korrik 2020, 19:36| Përditesimi: 6 Korrik 2020, 19:52

  • Share

TIRANË- Dy aksidente kanë ndodhur brenda rreth një ore në Tiranë ku janë plagosur dy persona.

Një 17-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga autobusi në rrugën "Dedë Gjo Luli" në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur gjatë pasdites së sotme rreth orës 18:35, ku drejtuesi i autobusit me iniciale F.G., ka aksidentuar të miturin me iniciale G.R., i cili ndodhet ​ në spital nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet akoma gjendja shëndetësore e të miturit.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kurse aksidenti tjetër ka ndodhur rreth 19:15, nga Qafë-Kashari në drejtim të Rinasit, mjeti me drejtues personin S.H., ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është përmbysur mjeti dhe është dëmtuar pasagjerja në mjet gruaja 59-vjeçare  me iniciale T.K., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Kurse tek Brryli, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese B.K., ku ka vetëm dëme materiale. Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?