Kronikë

Urbani i Kamzës merr flakë në ecje në ‘Bulevardin Blu', s'ka të lënduar! Pasagjerët dhe drejtuesi dolën në kohë (VIDEO)

7 Korrik, 11:53| Përditesimi: 7 Korrik, 12:12

  • Share

Tiranë- Një autobus i linjës Tiranë-Kamëz është përfshirë nga flakët pak më herët ditën e sotme (7 korrik).

Zjarri është shfaqur fillimisht në pjesën e motorit, duke përhapur panik te qytetarët pasagjerë, po për për fat të mirë nuk ka të lënduar. Shoferi, fatorino dhe pasagjerët arritën të dilnin në kohë nga mjeti, pa pësuar lëndime.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset e Kamzës, të cilat neutralizuan flakët, siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv.

Po hetohen shkaqet për këtë ngjarje, por paraprakisht dyshohet se është aksidentale.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tram , Metro , Tren: 08/07/2025 03:13

    Kamza si “lagje Tirone” duhet te Kete metro , tram dhe tren degé ekstra keshtu ul CO2

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?