Pamje nga autobuzi në Gjermani

Bota

Autobuzi nga Serbia del nga rruga në Gjermani, plagosen 19 persona, 9 në gjendje të rëndë

30 Korrik 2021, 19:49| Përditesimi: 30 Korrik 2021, 19:52

  • Share

Një autobus në autostradën gjermane midis Staakoë dhe Freiëalde është përmbyset sot, ku kanë mbetur të lënduar të paktën 19 persona, në drejtim të Berlinit.

Raportohet se autobusi nga Serbia ka dalë nga rruga dhe u rrokullis në përpjekje për t’u kthyer në rrugë.

Bild raporton se më shumë se 70 automjete shpëtimi dhe gjashtë helikopterë janë përfshirë në shpëtimin e të plagosurve.

Në informacionet e para zyrtare thuhet se dy shoferë dhe një pasagjer kanë marrë lëndime të rënda. Sipas informatave nga policia, nëntë persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. 

“Policia thotë se 19 persona janë plagosur, nëntë prej tyre rëndë, pasi një autobus në rrugën nga Beogradi në Stokholm u rrëzua të premten në jug të Berlinit. Të lënduarit janë nga Serbia, Suedia, Gjermania dhe Izraeli”, raportojnë mediat, duke cituar policinë e shtetit të Brandenburgut.

Policia tha se autobusi doli nga autostrada pranë Schoenëald, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit, dhe më pas u përmbys.

Disa nga të lënduarit janë larguar nga vendngjarje me helikopter, kanë bërë të ditur nga policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?