Autobuzi i 'The Beatles'

Lifestyle

Autobuzi shumëngjyrësh i 'The Beatles' është nxjerrë në shitje për 30 mijë dollarë

8 Tetor 2019, 12:05| Përditesimi: 8 Tetor 2019, 12:12

  • Share

Autobusi i The Beatles është nxjerrë në shitje për 18,000-30,000 dollarë.

Sipas BBC, fillimisht shërbeu në Essex dhe Norfolk në vitet '50 dhe '60 para se të blihej nga McCartney, i cili nuk dëshironte të udhëtonte në një autobus normal gjatë turneut veror në 1972.

"Ne kemi pikturuar pjesën e jashtme, si një autobus magjik. Ishte një gjë shumë e çmendu, të vendosnim në kuvertën e sipërme të autobusi të gjithë fëmijët atje ndërsa iknim nëpër Evropë. Ne nuk ishim një grup normal", është shprehur McCartey.

Pas turneut, autobuzi  përfundoi në shtëpinë e një pronari  kafeneje  dhe po shkatërrohej në oborrin e pasmë të tij.

"Unë nuk e dija se çfarë do të bëja me të, thjesht mendova se nuk duhet të shkatërrohet në tokat e dendura të Tenerife. U deshën tetë vjet për ta rikthyer atë në Oxfordshire. Z. James shpresonte ta përdorte atë për turne muzikor për fëmijë, por ai plan nuk funksioni dhe ai emigroi në Australi", ka thënë këngëtari.

Autobusi Wings Over Europe është përsëri në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të shitet në ankand  nga Omega Auctions në Merseyside.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?