Foto ilustruese

Kronikë

Automjeti del nga rruga në autostradën Tiranë-Durrës, vdes 19-vjeçari! Plagoset shoferi 18-vjeçar dhe një tjetër

12 Korrik, 08:23| Përditesimi: 12 Korrik, 12:44

  • Share

Një aksident me vdekje është shënuar pak pas mesnate, rreth orës 00:40, në autostradën Tiranë-Durrës. Një 18-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit në zonën e Marikajt dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

I vdekur ka mbetur pasagjeri, 19-vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi dhe një person tjetër që ndodhej në automjet. Sipas burimeve nga spitali i Traumës, 18-vjeçari ndodhet në reanimacion ndërsa pasagjeri tjetër jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.

“Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.”, njofton policia.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?