Një aksident me vdekje është shënuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Çermë Sektor në Lushnje. Një automjet tip Volksvagen Pasat në të cilin udhëtonin 4 persona ka dalë nga rruga e Çermë sektorit për të dalë drejt autostradës, nuk ka frenuar dot dhe ka përfunduar në kanal.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja Majlinda Sula, 47-vjeçe, ndërsa dy të tjerët Afërdita Mekshi, 37-vjeçe dhe djali i saj 15-vjeçar si dhe shoferi Ferit Mekshi janë dërguar rëndë në spital. Policia thotë se 63-vjeçari është komunikuar masa e arrestit në spital.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjeti, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja M. S., 47 vjeçe, si dhe janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, pasagjerët A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15 vjeç, si edhe vet drejtuesi i automjetit.”, njofton policia.
Komente
