Vendi ku doli makina nga rruga

Kronikë

Automjeti del nga rruga në Lushnje, një i vdekur dhe tre të plagosur! Arrestohet shoferi 63-vjeçar (EMRAT)

13 Shtator, 08:42| Përditesimi: 13 Shtator, 10:02

  • Share

Një aksident me vdekje është shënuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Çermë Sektor në Lushnje. Një automjet tip Volksvagen Pasat në të cilin udhëtonin 4 persona ka dalë nga rruga e Çermë sektorit për të dalë drejt autostradës, nuk ka frenuar dot dhe ka përfunduar në kanal. 

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja Majlinda Sula, 47-vjeçe, ndërsa dy të tjerët Afërdita Mekshi, 37-vjeçe dhe  djali i saj 15-vjeçar si dhe shoferi  Ferit Mekshi janë dërguar rëndë në spital. Policia thotë se 63-vjeçari është komunikuar masa e arrestit në spital. 

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjeti, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja M. S., 47 vjeçe, si dhe janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, pasagjerët A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15 vjeç, si edhe vet drejtuesi i automjetit.”, njofton policia.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, si e vlerësoni?