Kronikë

Kamionit i bien tullat në Lushnjë, bllokon përkohësisht qarkullimin e automjeteve në kryqëzimin e Savrës (VIDEO)

27 Janar, 08:56| Përditesimi: 27 Janar, 09:12

  • Share

Lushnjë- Mëngjesin e sotëm është bllokuar përkohësisht qarkullimi në autostradën Fier Lushnje në kryqëzimin e Savrës.

Shkak është bërë një automjet i tonazhit të rëndë i ngarkuar me tulla i cili udhëtonte jashtë kushteve teknike. Gjatë manovrimit një sasi tullash kanë rënë në autostradë duke e bllokuar rrugën.

U desht ndërhyrja e zjarrfikësve të pastronin autostradën nga mbetjet ndërsa policia rrugore disiplinoi trafikun e rënduar.

Ngarkesa me tulla nuk ishte e mbuluar dhe gjatë manovrimit tullat kanë rënë nga kamioni. 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?