Një aksident është shënuar mbrëmjen e së dielës në Dimal, në urën e re mbi lum. Një 57-vjeçare, e cila po kalonte rrugën me delet, është përplasur për vdekje nga një automjet. Shoferi e ka lënë të shtrirë në rrugë dhe është larguar nga vendngjarja.
Thëllëza Caushi, banore e Dimalit, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, që po kryen këqyrjen e vendngjarjes pas identifikimit të kufomës.
Policia sekuestroi edhe kamerat e sigurisë përreth vendit të aksidentit, ku identifikoi shoferin 21-vjeçar me inicialet A.O,banues në Rroshnik. Ai u dërgua në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Komente
