Kronikë

Motori përplaset me kamionin në aksin Lezhë-Shkodër, ndërron jetë në spital 51-vjeçari (EMRI)

10 Mars, 21:20| Përditesimi: 10 Mars, 21:53

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (10 mars 2025) në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Dajç.

Një motor është përplasur me një kamion me shofer 28-vjeçarin me inicialet K.Z.. Kamioni po transportonte një eskavator.

Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar plagë të rënda drejtuesit 51-vjeçar të motorit, të identifikuar si Arben Tanushi, i cili ka ndërruar jetë në spital.

"Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit,  një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A.T, 51 vjeç",- njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për  veprime të mëtejshme procedurale.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?