Kronikë

Automjeti përplaset me trafikndarësen në aksin Milot-Thumanë, plagoset drejtuesi dhe dy pasagjerët! Dërgohen te spitali i Traumës 

30 Mars, 18:54| Përditesimi: 30 Mars, 19:00

  • Share

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Milot-Thumanë, ku një automjet është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi 34-vjeçar dhe dy pasagjerët, 25 dhe 30-vjeç, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. 

"Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Milot-Thumanë, automjeti me drejtues shtetasin F. N., 34 vjeç, është përplasur  me trafikndarësen.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi F. N.,34 vjeç dhe dy pasagjerët shtetasit E. K., 25 vjeç dhe L. B., 30 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.", njofton policia. 

Xh.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?