Autor i shumë hiteve para ’90, kompozitori Enver Shëngjergji në një rrëfim jashtë kornizave dhe një bisedë mbi të kaluarën: Brenga më e madhe që kam…

4 Shkurt 2022, 14:26| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 14:36

  • Share

Enver Shëngjergji është kompozitor i shumë këngëve të njohura para viteve ’90 si ‘ Vajzat e fshatit tim’ ‘ Ninulla’ etj. Ai i takon emrave që i kanë dhënë vlerë të veçantë e tepër autentike muzikës shqiptare. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report TV, vjen në një rrëfim jashtë kornizave, plot të pathëna në një bisedë me shumë ngjyra por edhe lot, si për një brez të pazëvendësueshëm artistësh, dhe për një kohë kur bëhej art i vërtetë. Ndërsa kujton fëmijërinë e tij, para se t’i përkushtohej përfundimisht muzikës, ai kujton pasionin për të qenë aktor në teatër dhe më pas fillesat në muzikë.

“Fillimisht ka lindur pasioni për teatrin e kam pasur ëndërr që në moshën 7-8 vjeç, bëja kukulla prej argjili merrja një kuti kartoni dhe improvizoja sikur kukullat flisnin me njëra-tjetrën. Pasioni për muzikën lindi nga im atë, ishte një instrumentis amator, ne kishim një firzamonik në shtëpi  dhe unë e merrja e vija në krahë atë, siduket e gërshetuan të dyja.Kur isha në moshën për të studiuar nisi një dualizëm midis profesorit tim Agron Gashi dhe mjeshtrit Agim Prodani  dhe triumfoi më në fund Agim Prodani dhe unë vazhdova për muzikë.Të dy këto pasionet e mija u gërshetuan dhe nuk u ndanë, pothuajse gjithë jetën. Pavarësisht se karrierën e bëra në muzikë por edhe në teatër nuk ngela mbrapa” shprehet ai.

Krijimtaria e tij nuk ka qenë asnjëherë e njëtrajtshme e për këtë artisti ndjehet shuëm krenarë, ndërsa vlerëson dhe veçon edhe pjesë këngët që ka kompozuar:

Krijimtaria ime nuk ka qenë e njëtrajtshme, unë kam bërë ninull, kam bërë për veteranët, kam bërë nënkurorën e ullirit, kam bërë zemër nëne, kam shkruar këngë për fëmijë…Thonë që nëna nuk i ndanë fëmijët por unë mbi ‘Ninullën’ të kënduar nga Marjana Leka, do ta veçoja sepse është për fëmijët.

Nuk mund të mungonin në këtë rrëfim edhe kujtimet nga festivali i 11-të, ku ashtu si shumë të tjerë edhe artisti do të dënohej:

U dënuam nga mënyra se si u organizua festivali dhe ishte qëllim në vetvete për ta dënuar atë festival sepse duhet të dilnin armiq si në art dhe në kulturë si në ekonomi dhe në ushtri.

Kompozitori Enver Shëngjergji rrëfen në këtë intervistë për emisionin ‘Rreze Dielli’  brengën që e ka gërryer përbrenda prej shumë vitesh  brengë për të cilën ka shkruar librin “Zemra e gjyshit”

Zemra e gjyshit është romani im i parë dhe i fundit sepse unë nuk jam shkrimtarë por kam parë shumë gjyshër dhe shumica e gjyshërve janë të përmbledhur në atë roman me të gjithë peripecitë e jetës që jetojmë prej 30 vitesh. por ajo që është mbi të gjitha, fatkeqësia më e madhe e gjyshërve sot është vetmia, malli. Unë jam vet me time shoqe në shtëpi, dhe të dy fëmijët bëjnë jetën e tyre” u shpreh me dhimbje ai.

Pavarësisht vlerësimeve dhe titujve shprehet i zhgënjyer nga mënyra se si janë trajtuar artistët ndër vite ndërsa e shpreh shkurtimisht kështu:

E doja dhe e dua këtë vend me shpirt me zemër, por jo kështu.

Nuk kanë qenë të paktë kompozimet dhe bashkëpunimet me artistë të ndryshëm që të cilët përmes emisionit ‘Rreze Dielli’ i përcuan fjalë të ndjera artistit për puën dhe miqësinë e shumë viteve:

“ Vlerat e tua i di një popull i tërë, i këndojnë me dashuri dhe plot mall edhe sot. Të adhuroj miku im, e kam për nderë që jam miku yt” u shpreh këngëtari Gjergj Leka”

“ Është një thesar i vërtet krijimtarie, i uroj shëndet të plotë dhe presim prej tij krijimtari” u shpreh përmes një video mesazhi këngëtari Bashkim Alibali.

“ Ne jemi shok me dekada, kur takohemi nuk kemi nevojë për t’iu larguar asaj koifidence fillojmë bisedën ku e kemi lënë, qoftë edhe me dekada’ u shpreh artistja Justina Aliaj.

 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?