DURRËS - Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë ditën e djeshme, pasi është autor i 8 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit gusht.
Personi me iniciale A.V. me banim në Durrës është arrestuar në flagrancë në lagjen nr.12, në Durrës, duke i vjedhur biçikletën vajzës L.K..
Nga hetimet e kryera rezulton se ai u ka vjedhur biçikletat personave I.D., Sh.R., Th.P., M.S., H.D., si dhe aparatet celular shtetasve: R.Z., S.K., O.J. Pas arrestimit në flagrancë ai do të dënohet për veprën penale "Vjedhja".
Komento