FIER- Dy të rinj dhe një i mitur janë arrestuar në Fier, si autorë të 3 vjedhjeve gjatë muajit tetor. Martin Kapllanaj, 20 vjeç, Geraldo Veiza, 19 vjeç, kishin vjedhur tre biznese, ndërsa një vjedhja e një banese u kishte mbetur në tentativë. Report Tv sjell edhe pamjet nga momenti i arrestimit të tyre.
Një prej të arrestuarve, Kapllanaj rezulton i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe me dhunë, në një argjendari në Vlorë. Në momentin e arrestimit atij i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike kokainë.
Policia ka sekuestruar para dhe sende të vjedhura. Ata kishin marrë një automjet i marrë me qira për të shkuar në vendet ku vidhnin.
Vjedhjet
-më datë 12.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash dhe celularë, në një servis për këto pajisje, në Ballsh;
-më datë 13.10.2023, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit A. Y., në fshatin Varibob;
-më datë 31.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash, në një dyqan në Ballsh;
-më datë 31.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa kamera sigurie, në një biznes në fshatin Cakran.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.