Kultura

Autorët shqiptarë, Suela Boçi dhe Ndue Dragusha vlerësohen me çmime në Itali nga shoqata 'VerbumlandiArt'

15 Mars, 15:41| Përditesimi: 15 Mars, 15:49

  • Share

Dy autorë shqiptarë janë vlerësuar së fundmi në Itali për veprat e tyre me çmimin special ndërkombëtar të ekselencës “Divinamente Donna 2025”. Bëhet fjalë për Suela Boçin me librin e saj “Optika Ndaj Cenimit të të Drejtave të Nxënësve” dhe Ndue Dragushën për prozën “Dashuria e një Gruaje”.

Aktiviteti i ndarjes së çmimeve u organizua në Senatin e Republikes Italiane në Romë, ku salla me afresket e çmuara artistike të Federico Zuccari-t ishte mbushur me praninë e pjesëmarrësve, figura prestigjioze të ftuarish nga Italia dhe vende të ndryshme të botës.

Për Boçin, juria nënvizoi se me veprën e saj ka synuar të rrëfejë mbi natyrën e dhunës ndaj nxënësve në shkolla, duke u ndaluar në forma të shfaqjes së saj, në arsyet, pasojat, qëndrime, alternativa ndaj dhunës kundrejt tyre etj.

Ndërsa për Dragushën u vërejt se me metafora të pasura, ai pikturon në mënyrë perfekte figurën femërore nën kthetrat e atyre që e shfrytëzojnë.

“Ishte një tregim që kishte për subjekt ngjarjet tragjike të periudhës së tranzicionit shqiptar, ku shpesh bëhej një lloj tregtie mashtruese me femrat, martesat fallco, fiktive dhe sesi përfundojnë pastaj në rrugët e botës dhe qëndresa e një femre, e cila nuk pranoi të mashtrohej”, tha Dragusha.

Çmimi “DivinaMente Donna” shënon edicionin e tij të dytë dhe është një aktivitet ndërkombëtar promovuar dhe organizuar nga shoqata “VerbumlandiArt”, që vlerëson personalitete të shquara në fusha të ndryshme për kontributin e tyre në shkencë, në fushën ligjore, në sport, art, kulturë, etj.

 

R.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?