Ragip Gila

Kronikë

Autori i masakrës në Shkodër dyshohet se veproi i vetëm, braktisi motorin nga ku qëlloi me breshëri plumbash dhe grabiti automjetin nën kërcënimin e armës

8 Shtator, 11:28| Përditesimi: 8 Shtator, 11:38

  • Share

1757319613_WhatsAppImage20250908at10.19.34.jpeg

Ragip Gila, 29-vjeçari që vrau dy Armando Palin dhe Liridon Krajën në një lokal në Shkodër, si dhe plagosi Erogen Brajoviç (i dyshuar si shënjestra) dhe kamarieren 25-vjeçare Meri Kaceri, dyshohet se ka vepruar i vetëm.

Burime për Report TV bëjnë me dije se i riu ka qenë me motor kur ka qëlluar me breshëri plumbash drejt lokalit ku ndodhej Brajoviç me Palin, dhe më pas ka arritur të marrë një automjet tip BMW nën kërcënimin e armës.

Por në tentativë për t’i ikur policisë, ai është aksidentuar në dalje të qytetit të Shkodrës. Më pas ka braktisur automjetin dhe ka tentuar të arratiset në këmbë drejt lumit Kir, por aty është kapur nga Forcat Shqiponja. 29-vjeçarit, që kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu, iu gjet edhe arma me të cilën kreu krimin.

Në vitin 2023, ai u arrestua pasi u kap me 1 armë gjahu, municion luftarak, 7 jelekë antiplumbë, maska e paruke.


Lajmi kryesor:

Masakër në Shkodër me 2 të vrarë! Plagoset anëtari i Bajrave dhe kamerierja! Pranga autorit: Doja të vrisja Erogenin! ‘Bastisen’ banesat e fisit Lici (FOTO+VIDEO)


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?