Bota

Mark Samson i shkruajti letër falje familjes së Ilaria Sulës nga burgu, babai i saj: Nuk pranohet, të vendoset në vend drejtësia

11 Prill, 16:03| Përditesimi: 11 Prill, 16:30

  • Share

Autori Mark Samson që vrau 22- vjeçaren shqiptare Ilaria Sula, shkruajti nga burgu një letër ndjese për prindërit e saj.

Lidhur me këtë letër ka ardhur një reagim nga prindërit e Ilaria Sulës. Babai i saj, në një intervistë për mediat italiane, ka deklaruar se nuk e pranon faljen e 23-vjeçarit. Ai ka kërkuar që të vendoset në vend drejtësia. 

“E pyeta atë nëse kishte lidhje me ngjarjen dhe mu përgjigj: ‘Unë e dua Ilarian… Nuk do ta lëndoja kurrë”, përkundrazi, e kishte bërë. Nuk ka asnjë justifikim dhe nuk më intereson se çfarë ka shkruar. Duhet të vendoset në vend drejtësia”, u shpreh babai i saj, Flamur Sula. 

Ndërkohë, sipas mediave italiane edhe nëna e Ilarias, Gëzime Sula, komentoi sjelljen e nënës së Samson, e cila e ndihmoi atë të fshihte gjurmët e gjakut në shtëpi, pasi i mori jetën studentes shqiptare. Ajo tha se atë që bëri nëna e tij nuk mund ta bënte kurrë një nënë.

“Ajo nuk është nënë, një nënë si ajo nuk duhet të ekzistojë. Një nënë nuk mund ta ndihmojë djalin të fshehë një kufomë, të fshehë vajzën tonë. Nuk e di se çfarë zemre ka”, tha ajo.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?