Foto ilustruese

Autoritetet amerikane identifikojnë sulmuesin në Nashvill

28 Dhjetor 2020, 10:06| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 10:07

  • Share

Autoritetet amerikane identifikuan personin që thonë se është përgjegjës për shpërthimin në qytetin Nashvill, në Ditën e Krishtlindjeve.

Bëhet fjalë për 63 vjeçarin Anthony Quinn Warnerin. Hetuesit thanë se ai ka vdekur nga shpërthimi.

Ata konstatuan se ADN-ja e mbetjeve njerëzore, të gjetura në vendin e shpërthimit, i përkiste Warnerit.

Autoritetet thanë se besojnë se ai ka vepruar i vetëm, por ato nuk e kanë zbuluar ende motivin që mund të fshihet pas bombardimit.

I pyetur nga gazetarët nëse shpërthimi mund të konsiderohet si terrorizëm i brendshëm, agjenti i posaçëm i FBI-së, Douglas Korneski, tha: “Nuk mund të komentoj në këtë pikë”.

Sulmi i 25 dhjetorit la tre persona të plagosur dhe shkatërroi disa ndërtesa historike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?