Aksioni i policise braziliane

Zbulohet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të armëve nga Europa në Brazil! Në 3 vite, 224 mln $! Prodhoheshin në Kroaci e 3 vende të tjera

5 Dhjetor 2023, 22:59| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 07:13

  • Share

Autoritetet braziliane zbuluan një rrjet të trafikut të paligjshëm të armëve të zjarrit nga Evropa në Amerikën e Jugut me vlerë miliona dollarë.

Bëhet fjalë për një rrjet kriminal që u shiste armë grupeve më të mëdha të drogës në Brazil. Një operacion i përbashkët u ndërmor këtë të martë, (5 dhjetor 2023) nga autoritetet në Paraguai dhe Brazil duke kryer dhjetra bastisje dhe sekuestruar qindra armë. 

Sipas policisë federale në Brazil një kompani me bazë në Asuncion, Paraguai, ishte përgjegjëse për importimin e mijëra pistoletave, armëve dhe municione të prodhuara nga disa fabrika si në Kroaci, Turqi, Republikën Çeke dhe Sllovenia.

Armët importoheshin nga Evropa në Paraguaj, u fshihej numri serial dhe u shiteshin grupeve të ndërmjetme që vepronin në kufirin midis Brazilit dhe Paraguajit, për t'u rishitur më pas fraksioneve kryesore kriminale në Brazil.

Vlerësohet se që nga fillimi i hetimeve, kompania nën hetim importoi rreth 43,000 armë në Paraguaj. Dyshohet se kjo tregti kap vlerën e rreth 224.21 milionë dollarëve për një periudhën 3 vjeçare' bën të ditur policia federale e Brazilit, të cilës i referohet shqiptarja.com

Gjatë kësaj periudhe u kryen 67 bastisje, u sekuestruan 659 armë në territorin brazilian. Sekuestrimet u kryen në 10 shtete: Rio Grande do Sul, Santa Catarina, Paraná, Mato Grosso do Sul, São Paulo, Rio de Janeiro, Minas Gerais, Espírito Santo, Bahia dhe Ceará.

Gjatë hetimeve, një prodhues kroat pezulloi shitjet e armëve për grupin, duke i bërë kriminelët të kërkonin furnizues në vende të tjera evropiane.

Zyrtarët në Paraguaj thanë se një biznes atje (Paraguaj) ishte përgjegjës për importin e armëve nga Kroacia, Sllovenia dhe Republika Çeke.  Nëpërmjet lidhjeve me drejtorinë e armëve ushtarake të Paraguajit DIMABEL, kompania merrte autorizime të shpejta për të lëvizur armët, tha Sekretariati Kombëtar Kundër Drogës i Paraguajit.

Autoritetet bastisën selinë e DIMABEL të martën (5 dhjetor) dhe arrestuan ish-drejtorin e saj, një zyrtar i lartë ushtarak.  Ish-kreu i Forcave Ajrore të Paraguajit u arrestua gjithashtu. Hetuesit pretendojnë se të dy kishin kontakte të drejtpërdrejtë me trafikantët e armëve. Në kërkim është shpallur edhe presidenti i kompanisë në qendër të rrjetit të dyshuar të trafikut, një argjentinas dhe gruaja e tij, një ish-modele, citon Reuters, të cilës i referohet shqiptarja.com

Hetimi filluan në vitin 2020. Deri tani Gjykata Federale e Salvador ka lëshuar 25 urdhëarreste, 54 mandate kërkimi si dhe janë bastisur ambiente në Brazil, Paraguaj dhe Shtetet e Bashkuara.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?