Bota

Lufta në Gaza/ Lirohen tre pengje izraelite! Drama e njërit prej tyre, nuk e di se Hamasi i vrau gruan dhe vajzat: Mezi pres t'i takoj! Izreali liron 100 palestinezë

8 Shkurt, 07:53| Përditesimi: 8 Shkurt, 19:21

  • Share

Grupi radikal palestinez, Hamas liroi sot tre pengje izraelite në këmbim të 183 të burgosurve që mbahen nga Izraeli. 

Janë shokuese pamjet e momentit kur tre pengjet Ohad Ben Ami, 56 vjeç, Eli Sarabi, 52 vjeç, dhe Or Levi, 34 vjeç të dobësuar dhe në gjëndje jo të mirë shëndetësore hipin në podium ndërsa shoqëroheshin nga ushtarët e Hamasit mëngjesin e sotëm.

“Kjo është ajo që do të thotë krim kundër njerëzimit’ tha Presidenti izraelit Isaac Herzog

Përfundimi i marrëveshjes së pengjeve është një akt human, moral dhe hebre. Është thelbësore që të rikthen të gjithë vëllezërit dhe motrat tona nga ferri i robërisë në Gaza, çdo të fundit”, shtoi ai.

“Imazhet tronditëse që kemi parë sot nuk do të kalojnë pa u vënë re”, thuhet në deklaratën e qeverisë së Netanjahut duke shtuar se “Qeveria do t'i mbështesë ata dhe familjet e tyre. Izraeli është i përkushtuar për të rikthyer të gjithë pengjet dhe personat e zhdukur.

Ngjarja bëhet dhe më dramatike kur mëson se Eli Sharabi i cili ka qenë peng nuk e di se Hamasi i ka vrarë gruan dhe dy fëmijët e tij.

 “Mezi pres të përqafoj gruan dhe fëmijët” tha Eli Sharabi, një nga pengjet e liruara në podium  

Fjalë të thëna, të cilat e bëjnë të qartë se gjatë ditëve të robërisë ai nuk e kishte mësuar kurrë vdekjen e familjes së tij gjatë rrëmbimit të 7 tetorit. Atë ditë, terroristët e Hamasit vranë gruan e tij Lianne, 48 vjeç, dhe vajzat Yahel, 13, dhe Noiya, 16, dhe qenin e tyre.

Ndërkohë Izraeli disa orë më pas nisi lirimin e dhjetëra të burgosurve palestinezë, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës.

Marrëveshja është për lirimin e 183 palestinezëve, ndërsa deri më tani janë liruar të cilët kanë mbërritur në Rripin e Gazës, me dy autobusë.

Sipas zëdhënëses Amani Sarahna, të liruarit përfshijnë 18 të burgosur të dënuar me vdekje, 54 me dënime të rënda dhe 111 të arrestuar në Gaza pas 7 tetorit 2023.

Lajmi ne perditesim... 

Ora 19:19
Hamas: Marrëveshja me Izraelin është në rrezik

1736968828_GettyImages633157852.jpg

Foto ilustruese

"Armëpushimi është në rrezik" dhe mund të "zhbëhet", tha një anëtar i lartë i Hamasit për AFP.

Akuza ndaj Izraelit është se po "zvarrit" zbatimin e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit, e cila ka një kohëzgjatje prej gjashtë javësh duke filluar nga 19 janari.

Sipas zyrtarit palestinez, ndërsa nuk ka detaje mbi vazhdimin e bisedimeve për fazën e dytë të marrëveshjes, situata e vë "në rrezik" atë dhe "mund të çojë në shpërbërjen e saj".

Hamasi, shtoi ai, "nuk dëshiron të rifillojë luftën, kjo nuk është aspak dëshira jonë".

Ora 16:29
Mbi 100 palestinezë të liruar nga Izraeli mbërrijnë në Gaza

1739028643_143612294d7e6bac1a2944bd686f.jpg

Mbërritja në Gaza e palestinezëve të liruar nga Izraeli

Më shumë se njëqind palestinezë të liruar nga Izraeli në këmbim të tre pengjeve janë kthyer në Rripin e Gazës, duke bërë shenjën e fitores ndërsa zbrisnin nga autobusët.

Këtë e raporton një gazetar i AFP-së i pranishëm në vendngjarje. Palestinezët e liruar ishin pjesë e një grupi prej gjithsej 183 të burgosurish të liruar sot nga shteti hebre.

Shumë prej tyre ishin arrestuar pas sulmeve të 7 tetorit 2023.

Ora 12:34
Lufta në Gaza/ Izraeli nis lirimin e të burgosurve palestinezë

1739014556_6c77fe4d6f04300e94a49fd6b177cd64efc4fd011.jpg

Foto: Sheshi ku bëhet lirimi i pengjeve

Izraeli nis lirimin e dhjetëra të burgosurve palestinezë. Sipas marrëveshjes së armëpushimit janë 183 palestinezë që do të lirohen sot dorëzimit të tre pengjeve izraelitë këtë mëngjes nga Hamasi

Forcat izraelite po transportojnë një grup të burgosurish palestinezë nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor për t'u liruar në Ramallah.

Një grup tjetër të burgosurish largohet nga burgu Keziot në Negev dhe do të lirohet në Rripin e Gazës. Ky grup i pestë i të burgosurve përfshin 111 të burgosur të kapur nga forcat izraelite në Gaza gjatë luftës, ndërsa 72 të tjerët ishin arrestuar në vitet e mëparshme, raporton Times of Israel.

G.K/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?