Autoritetet kanadeze kanë nisur një hetim mbi aksidentin që përfshiu zhytësi privat Titan, që u zhduk pranë rrënojave të Titanikut në Atlantikun e Veriut të me 5 persona në bord.
Kërkime të tilla zakonisht zgjasin 18 deri në 24 muaj, por Byroja e Sigurisë së Transportit e Kanadasë do të përpiqet të lëvizë më shpejt për shkak se të gjithë po kërkojnë një përgjigje mbi atë që ka ndodhur, veçanërisht familjarët.
Ndërkohë, një hetim i dytë i veçantë ka nisur nga Policia Mbretërore Kanadeze.
“Hetuesit kanë filluar të shqyrtojnë rrethanat që çuan në vdekjen e pesë personave në bordin e zhytësit", tha zyrtari Kent Osmond.
Roja Bregdetare e SHBA-së njoftoi të enjten se pesë personat në bordin e Titan, një zhytëse turistike shkencore që u zhduk të dielën në Atlantik, vdiqën kur nëndetësja shpërtheu në veprim.
Pas më shumë se 4 ditësh prej momentit kur u zhduk në thellësi të oqeanit Atlantik, autoritetet amerikane kanë njoftuar gjetjen e mbetjeve të nëndetëses 'Titan' që ishte nisur për të vizituar rrënojat e Titanikut. Sipas njoftimit të bërë nga roja bregdetare e SHBA, nëndetësja ka shpërthyer 487 metra larg rrënojave të Titanikut për shkak të presionit. Të pestë udhëtarët në nëndetësen Titan humbën jetën.
Pa kuptim,mbas pilafit.
Përgjigju