Bota

Autoritetet në Florida banorëve, vrisni iguanat

6 Korrik 2019, 13:21| Përditesimi: 6 Korrik 2019, 13:36

  • Share

Iguanat e gjelbra të futura nga Amerika Qëndrore dhe që gërmojnë pa mëshirë rrugë, trotuare dhe themele shtëpish, tani kanë pushtuar territorin e Floridës dhe autoritetet iu kanë kërkuar banorëve t'i vrasin  "sa herë të jetë e mundur".

Këto kafshë kanë qenë të pranishme që nga vitet 1960, por mungesa e një periudhe të ftohtë këtë vit i ka lejuar ato “të lulëzojnë”.

Komisioni për Mbrojtjen e Shpendëve të Floridës kohët e fundit ka bërë të ditur se prej tani, banorët nuk kanë nevojë për leje për të vrarë Iguanat e gjelbra.

Iguanat e gjelbër mund të rriten deri në një metër e gjysmë në gjatësi dhe pothuajse tetë kilogramë në peshë, mund të jetojnë deri në 10 vjet dhe femrat depozitojnë gati 76 vezë.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?