Autoriteti i Dosjeve firmos marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën "Çamëria", ekspozohen 105 Dosje

31 Maj, 19:04| Përditesimi: 31 Maj, 21:13

  • Share

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit firmosi sot me Shoqatën Patriotike “Çamëria” një marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën e kujtesës, për rivlerësimin e historisë dhe të ngjarjeve historike që lidhen me figurat e komunitetit çam të përndjekura nga regjimi komunist.

Nxjerrja e së vërtetës dhe njohja me të shkuarën, nëpërmjet ballafaqimit me dosjet, dokumentet dhe historitë e komunizmit i shërben sfidës për shbërjen e narrativës së ngritur për këtë komunitet me tradita të moçme, i cili është ndodhur nën goditje të padrejta të historisë.

Kjo marrëveshje u nënshkrua me rastin e çeljes së ekspozitës arkivore "Çamëria në dosjet e Sigurimit", një aktivitet që i mbajtur në kuadër të aktiviteteve të shoqatës nën siglën "80 vjet gjenocid".

Arkivi i Autoritetit ekspozoi dokumente nga tre fonde me një total prej 105 dosjesh, që përmbajnë rreth 200 mijë fletë dokumente. Dokumentet janë nga Fondin arkivor - Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Berat, Lushnjë, Elbasan,të arratisur etj. me 37 dosje formularë, Fondi nr. 1, Dosje hetimore-gjyqësore 46 dosje, dhe Drejtoria e I-rë e Sigurimit të Shtetit, Fondi nr.4, 6 dosje. Aty gjen dokumente për survejimin, përndjekjen, dënimet e rënda me burg dhe pushkatim të njerëzve të këtij komuniteti.

Dokumente të tjera datojnë para Luftës së Dytë Botërore, përgjatë saj, dhe bëjnë fjalë për ngjarje të pazbardhura plotësisht ku evidentohen 20-25 mijë persona refugjatë çam. Dokumentet evidentojnë edhe dëmet ekonomike, në banesa, në ekonomitë bujqësore, në makineri, në troje që ka pësuar ky komunitet.

Ky është hapi i parë për zbardhjen e mozaikut të madh të fateve të këtij komuniteti të cilët përballuan të njëjtat sfida të kontrolleve dhe persekutimit që u aplikua për të gjithë popullsinë shqiptare.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?