Rastet e bizneseve që abuzojnë me pozitat e tyre dominuese, marrëveshjet e fshehta mes sipërmarrjeve duke caktuar çmimet apo përqendrimet e tregut në sektorë të caktuar duke cenuar konkurrencën, në vitin e kaluar u rritën.
Në vitin 2022, ishin 8 kompani që janë gjobitur me vlerë 2.1 milionë euro, të përqendruara tek tregu i plehrave kimike e inputeve bujqësore, importi grurit dhe tregtimi i miellit si edhe parkimi në aeroport.
Denar Biba kryetar i Autoritetit të Konkurrencës në konferencën ndërkombëtare për mbrojtjen e konkurrencës bëri bilancin e 20 viteve punë.
“Në total në këto 20 vite autoriteti ka miratuar 1056 vendimi, ka marrë 50 vendime gjobash, me vlerë prej 12.4 milionë euro, vetëm në vitin e fundit u morën 99 vendime dhe vlera e gjobave 2.1 milionë euro”,- tha Denar Biba konferencën ndërkombëtare me temë: “20-vjetori i ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” në Shqipëri.
I pranishëm në konferencë Guvernatori Gent Sejko kërkoi fokusim të kontrolleve në sektorin financiar.
“Të njëjtat efekte, si në sektorët e tjerë të ekonomisë, konkurrenca duhet t’i prodhojë edhe në sektorin financiar, duke kontribuuar në zgjerimin e gamës dhe cilësisë së produkteve dhe shërbimeve financiare të ofruara nga bankat, si dhe rritjen e aksesit në financë. Zbatimi i politikës së konkurrencës në sektorin bankar mbetet një çështje e komplikuar”, tha Sejko.
Në konferencë u theksua se goditja e abuzime në treg, rritja e konkurrencës në vend si dhe përmirësimi i klimës së biznesit në vend, janë edhe kushte thelbësore për anëtarësimin e vendit në BE.
konkurencen ne treg e demtojne nderhyrjet shteterore. prandaj vendet me taksa me te ulta jane me te Zhvilluarat, kurse ato me taksa te larta si fqinjet e shqiperise kane papunesi te larte
PërgjigjuDenari … ose shvejku i qeverise …!!
Përgjigju