'Konkurrenca' gjobit me 10.6 mln lekë 4 grosistët e miellit: Marrëveshje për të fiksuar çmimet, operojnë si kartel! Si i shpëtuan ndëshkimit një vit më parë

24 Dhjetor 2022, 15:55| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 18:37

  • Share

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur me rreth 10.6  milionë lekë 4 gorsistët e miellit pas një hetimi një vjeçar, ku në treg çmimi i bukës pësoi një rritje të ndejshme. Katër kompanitë e gjobitura janë Agroblend, Atlas Mills, Miell Tirana dhe Bloja, për të cilat Autoriteti i Konkurrencës thotë se kishin marrëveshje me njëra-tjetrën për të fiksuar çmimet.

Vendimi për të gjobitur këto katër kompani vjen pasi një monitorimi të tregut për periudhën shtator 2021 - gusht 2022. Autoriteti i Konkurrencës thotë se këto kompani operojnë si kartel dhe gjatë këtij viti kanë aplikuar çmime të njëjta. Konkretisht, Agro Blend SHPK është gjobitur me 5,774,395 lekë, Bloja SHA me 1,468,877 lekë, Miell Tirana SHA me 2,025,659 Lekë dhe Atlas Mills SHPK me 1,324,390 Lekë. Gjoba për këto kompani është shoqëruar me thirrjen e Autoritetit të Konkurrencës që u kërkon sipas ligjit të mos bëjnë marrëveshje për përcaktimin e çmimit të cilat më pas dëmtojnë konkurrencën në treg.

Si i shpëtuan ndëshkimit një vit më parë?
Një vit më parë, këto katër ndërmarrje të miellit i shpëtuan gjobës nga Autoriteti i Konkurrencës, i cili vendosi t’i mbajë në monitorim edhe për një vit tjetër, pasi argumentuan se nuk kishin gjetur provat për ndëshkimin e tyre. Në 29 shtator 2021, 5 anëtarë të Autoritetit të Konkurrencës me votë unanime kanë pranuar shkeljet që 5 kompani të importit dhe përpunimit të grupit kanë bërë duke monopolizuar tregun dhe duke përcaktuar në bllok çmimin. Por, çuditërisht, 3 anëtarë janë tërhequr nga vendosja e gjobës 5 milionë euro. Denar Biba, sot kryetar, Adriana Berberi dhe Leida Matja votuan kundër gjobitjes së oligarkëve të miellit me 5 milionë euro. Juliana Latifi dhe Eduard Ypit kanë votuar pro.

Kush qëndron pas kompanive që kontrollojnë tregun e miellit?
Agro Blend SHPK është në pronësi të Fiqiri Ismailit, ish kryetar i Bashkisë së Vorës, i propozuar nga PD. Në kompaninë ‘Bloja’ kanë mbi 90 % të aksioneve Agron Haxhiymeri dhe Fuad Haxhiymeri. Miell Tirana SHA është në pronësi të Saimir Stërmillit dhe Alush Hoxhës. Ndërsa Dimitrios Thomoglou është pronar i kompanisë Atlas SHA. Atlas Mills SHPK është në pronësi të kompanisë ‘Besniku’, e cila është në pronësi të Dervish Domit.

Njoftimi i plotë 
Komisioni i Konkurrencës, në përfundim të procedurës së monitorimit të zbatimit të Vendimit të Komisionit të Konkurrencës nr. 839, datë 29.09.2021 nga ndërmarrjet Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK, ka vendosur:
- Gjobitjen e ndërmarrjes Agro Blend SHPK për moszbatimin e detyrimeve të sanksionuara në pikën I dhe II të VKK nr. 839/2021, në masën 5,774,395 Lekë
- Gjobitjen e ndërmarrjes Bloja SHA për moszbatimin e detyrimeve të sanksionuara në pikën I dhe II të VKK nr. 839/2021, në masën 1,468,877 Lekë
- Gjobitjen e ndërmarrjes Miell Tirana SHA për moszbatimin e detyrimeve të sanksionuara në pikën I të VKK nr. 839/2021, në masën 2,025,659 Lekë
- Gjobitjen e ndërmarrjes Atlas Mills SHPK për moszbatimin e detyrimeve të sanksionuara në pikën I të VKK nr. 839/2021, në masën 1,324,390 Lekë.
- Detyrimin e ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK, në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit të mos bëjnë marrëveshje dhe/ose praktikat të bashkërenduara, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg vecanërisht:
a)  të caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi;
b)  të kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet;
c)  të ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit;
ç) në marrëdhëniet tregtare me palët e tjera, zbatojnë kushte të ndryshme për transaksione të njëjta, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence;
d) të kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë që, për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave.
Komisioni i Konkurrencës mori këtë Vendim në përfundim të periudhës 1 (një) vjeçare të monitorimit të sjelljeve të ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të mielli, për të vlerësuar zbatimin e detyrimeve të vendosura në VKK nr. 839/2021, ku konstatoi se:
- Ndërmarrjet Agroblend SHPK, Atlas Mills SHPK, Miell Tirana SHA dhe Bloja SHA kanë aplikuar në vazhdimësi çmime të njëjta shitje edhe në periudhën shtator 2021 - gusht 2022, duke mos zbatuar detyrimin e dhënë në pikën I të VKK nr. 839/2021.
- Ndërmarrjet Agroblend SHPK dhe Bloja SHA, nuk kanë zbatuar detyrimin e dhënë sipas pikës II të VKK nr. 839/2021 lidhur me raportimet tre mujore mbi kostot e produktit miell.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ALB Patriot: 25/12/2022 12:40

    Thuajua kete gje, pseudo kompetenteve te mazhorances, qe kelthasin per "ekonomi trwgu" e "komkurence te ndershme"! Keto marifete jane bere e behen NE ÇDO FUSHE TE EKONOMISE!

    Përgjigju
  • aleksadros: 25/12/2022 05:37

    mose i lini keta plera te spekullojne ne kurrise te popullit yyy bastarde matrapaze te felliqure

    Përgjigju
  • Gripi: 25/12/2022 01:14

    Ku vajti gjoba 5 miliom euro o Denar Biba i pafytyre? Duhet ti gjobitesh me 10% te totalit te xhiros vjetore o i koruptuar. Ke trusr ne Miell, ne Bulmet, Vaj, Veze etj. I mbytet njerezit qe harxhojne 80% td pages per te blere mallrat baze ushqimore. Kriminelw te peshtire qe paguheni miliona nga taksat tona. Turp.

    Përgjigju
  • Malli: 24/12/2022 23:22

    Ah sa mall fusin kto me lale, nuk i ha fare ke gjoba juj qesharake.

    Përgjigju
  • Demagogu: 24/12/2022 23:14

    Një pyetje kam : - “ Në Gjermani, Francë, UK apo USA, a shkruan shtypi nëse 4 kompani të mëdha u gjobitë në total 100 dollarë”????? Po çfarë i keni këto kinezërira o njerëz, apo kudo demagogji. Pse nuk blhen shkrime për varferinë, për pastrimin e parave, për korrupsionin, për trafiqet qe po e rrënojnë këtë vënd

    Përgjigju
  • Riku: 24/12/2022 16:48

    Wtf... alarm... qeka kap autoriteti nga njerez te ndershem... urgjent riktheni te korruptuarit e pergjegjshem... po nuk i gjetet drejtouni te hidrokarburet se ju ndihmojne ata...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?