Tirane- Nga fermeri deri tek konsumatori në Tiranë, çmimi i frutave dhe i perimeve është shtrenjtuar deri në 100% nga grumbulluesit. Ky është konkluzioni i nxjerrë nga Autoriteti i Konkurrencës pas monitorimit të tregut të fruta-perimeve në disa qarqe të vendit.
Janë 86 ndërmarrje të grumbullimit dhe tregtimit me shumicë të frutave dhe perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, që kanë abuzuar me çmimet e produkteve bujqësore, duke i blerë me vlera të ulta tek fermeri, dhe duke i shtrenjtuar hap pas hapi deri në tavolinat e konsumatorëve. Për këtë arsye Konkurrenca ka nisur hetimi për periudhën 1 janar 2023-31 maj 2024.
Në vendimin e Autoritetit të Konkurrencës, thuhet se në qarkun e Tiranës, për 18 ndërmarrje grumbullimi e tregtimi me shumicë me xhiro 4.4 miliardë lekë, nga monitorimet në terren është konstatuar se çmimi i produkteve nga momenti i blerjes tek fermeri deri tek shitja me shumicë është rritur nga 11-55%. Abuzimi nuk ka ndalur këtu, pasi çmimet nga shumica tek tregjet e pakicës janë rritur nga 27-100%.
E njëjtë situatë paraqitet edhe në Fier, me një total prej 41 ndërmarrje me xhiro 9.9 miliardë lekë. Autoriteti i Konkurrencës thotë se grumbulluesit, i kanë blerë produktet me çmime të lira, dhe më pas i kanë shitur me shumicë 11-50% më shtrenjtë.
Deri në 56% i kanë shtrenjtuar frutat e perimet, nga fermeri deri tek pika e shumicës, edhe 3 grumbulluesit e qarkut të Elbasanit që kanë xhiro vjetore 55.3 milionë lekë.
Ndërsa 16 ndërmarrjet e qarkut të Korçës i kanë rritur çmimet deri në 40% për produkte të ndryshme.
Sa i përket qarkut të Beratit, për 8 ndërmarrjet e tij nuk raportohet për të dhëna mbi abuzimin, pasi grumbulluesit, mblidhnin produktin pa fatura tek fermerët, deklaronin çmime jo reale, ndërkohë që kishin fiksuar çmimet me njëri tjetrin, dhe ua blinin produktet fermerëve shumë lirë. Për këto 8 kompani ka nisur një hetim më i thelluar.
Në të gjitha qarqet, është konstatuar se pikat e grumbullimit operonin pa kontratë, duke bërë që fermerët t’i shesin produktet e tyre nën kosto, duke ju shkaktuar humbje. Një tjetër problematikë e konstatuar ishte edhe fakti që vetë grumbulluesit kishin sera dhe prioritet kanë pasur produktin e tyre. Raporti paraprak i hetimit do të bëhet publik brenda tre muajve.
Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës i datës 14 qershor 2024
Monitorimi i tregut
Në dokumentin e Autoritetit të Konkurrencës thuhet se janë realizuar monitorime në ambientet e tregjeve të grumbullimit dhe shitjes me shumicë në: Tiranë, Elbasan, Divjakë, Durrës, Fier, Berat dhe Korçë, për të vlerësuar zinxhirin e tregtimit nga fermerët deri tek konsumatori përfundimtar me qëllim evidentimin e çmimeve të blerjes dhe të shitjes me shumicë nga ana e grumbulluesve të perimeve si: qepë, presh, lakër, lulelakër, brokoli, kastravec, patate, karrota dhe speca; dhe frutave si: mollë, portokalle, limona, luleshtrydhe dhe dardha.
Takimet me fermerët
Gjithashtu ka pasur takime me fermerët. Më datë 19 shkurt 2024, u realizua takim me fermerët e zonës së Klos, Mollas, Jagodinë në rrethin e Elbasanit. Më datë 27 shkurt, u realizua takim me fermerët e zonës së Roskovecit; si dhe më datë 23 mars u realizua takim me fermerët e zonës së Samaticës, Dimal, Berat.
Bazuar në të dhënat e administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, janë identifikuar ndërmarrjet importuese dhe eksportuese, por janë marrë në analizë vetëm ndërmarrjet të cilat kanë një pjesë mbi 5% në raport me sasinë totale të importuar dhe eksportuar të fruta perimeve për periudhën janar 2023 - shkurt 2024:
Ndërmarrjet me pjesë më të madhe sipas sasisë së importuar të perimeve janë vendet kryesore të importit të perimeve janë Greqia, Kosova, Turqia, Serbia, Gjermania, etj. Vlen të theksohet se për periudhën nën monitorim janë 116 ndërmarrje importuese në total.
Ndërmarrje eksportuese për perimet në total nga të cilat tjera me pjesë më të vogël se 0.1-4%. dhe 101 ndërmarrje të tjera me pjesën më të vogël se 0.1-4%.
Rezultatet e monitorimit
Nga monitorimi i tregut të grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve vërehet re se:
"Në qarkun e Tiranës operojnë 18 ndërmarrje me një xhiro totale prej 4,494,352,131 lekë. Ndërmarrjet me pjesën më të madhe të xhiros në raport me xhiron totale të realizuar në vitin 2022 për këtë qark paraqiten:
Ndërmarrjet e tjera kanë një pjesë më të vogël se 7.7 % në raport të xhiros totale të realizuar për këtë qark; Nga monitorimi në terren në këtë qark vihet re se nga çmimet e blerjes te fermeri nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese, deri te çmimet e shitjes me shumicë të vendosura nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese kemi një diferencë prej 11 - 55 % për produkte të ndryshme fruta-perime. Ndërsa diferenca nga çmimet me shumicë të aplikuara nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese me çmimet e shitjes me pakicë, rezulton nga 27 - 100%."
"Në qarkun e Fierit operojnë 41 ndërmarrje me një xhiro totale prej 9,939,341,789 lekë. Ndërmarrjet me pjesën më të madhe të xhiros në raport me xhiron totale të realizuar në vitin 2022 për këtë qark paraqiten:
Ndërmarrjet e tjera kanë një pjesë më të vogël se 5.5% në raport të xhiros totale të realizuar për këtë qark.
Nga monitorimi në terren në këtë qark, vihet re se nga çmimet e blerjes te fermeri nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese, deri te çmimet e shitjes me shumicë të vendosura nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese kemi një diferencë prej 11 - 50 % për produkte të ndryshme fruta-perime."
"Në qarkun e Beratit operojnë 8 ndërmarrje me një xhiro totale prej 1,932,775,704 lekë. Ndërmarrjet me pjesën më të madhe të xhiros në raport me xhiron totale të realizuar në vitin 2022 për këtë qark paraqiten:
Ndërmarrjet e tjera kanë një pjesë më të vogël se 7 % në raport të xhiros totale të realizuar për këtë qark.
Gjatë takimit të realizuar me fermerët në qarkun e Beratit nga ana e tyre është pretenduar se:
a) Çmimet e produkteve bujqësore (fruta dhe perime) janë të padrejta dhe krijimi i një burse për çmimet e prodhimeve bujqësore do të parandalonte spekulimet me çmimet.
b) Pikat grumbulluese në shumicën e rasteve mbledhin produktin e fermerëve pa një cmim dhe nuk lëshojën fature TVSH-je, dhe si pasoje kjo sjell pasoja për fermerin, sepse fermeri nuk njihet me cmimin real që produkti shitet në tregun vendas ose me cmimin me të cilin ky produkt është shitur në eksport. Fermerët paraqitën ankesa të ndryshme ku problematika kryesore qëndronte në fiksimin e cmimit të blerjes së produkteve nga ana e të gjitha pikave grumbulluese të zonës.
c) Faturat që deklarojne në bilancet e tyre pikat grumbulluese janë fiktive dhe nuk paraqesin cmimin real, e cila sipas fermerëve bëhet me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.
d) Pikat e grumbullimit operojnë pa kontratë me fermerët, duke i ekspozuar këta të fundit përballë rreziqeve, që një produkt bujqësor ta shesin me humbje. Sipas fermerëve kjo mënyrë pune nga ana e grumbulluesve ku punohet pa kontratë, pa çmime dhe në shumë raste edhe pa faturë, e ka deformuar tregun, duke sjellë çmime abuzive."
"Në qarkun e Elbasanit, ku rezulton se operojnë 3 ndërmarrje me një xhiro totale prej 55,333,943 lekë. Ndërmarrjet me pjesën më të madhe të xhiros në raport me xhiron totale të realizuar në vitin 2022 për këtë qark paraqiten:
Nga monitorimi në terren në këtë qark, vihet re se cmimet e blerjes te fermeri nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese, deri te cmimet e shitjes me shumicë të vendosura nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese kemi një diferencë prej 7 -56% për produkte të ndryshme fruta-perime.
"Në qarkun e Korçës, ku rezulton se operojnë 16 ndërmarrje me një xhiro totale prej 676,963,750 lekë. Ndërmarrjet me pjesën më të madhe të xhiros në raport me xhiron totale të realizuar në vitin 2022 për këtë qark paraqiten:
Ndërmarrjet e tjera kanë një pjesë më të vogël se 8.5% ne raport të xhiros totale të realizuar për këtë qark;
Nga monitorimi në terren në këtë qark vihet re se nga çmimet e blerjes te fermeri nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese, deri te çmimet e shitjes me shumicë të vendosura nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese kemi një diferencë prej 17-40 % për produkte të ndryshme fruta-perime."
"Tregu i grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve, ndër të tjera ka problematika sa i përket: ekonomisë informale dhe integrimit vertikal pasi grumbulluesit mund të zotërojnë edhe vetë sera. Duke qenë se tregu i prodhimit, grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta perimeve është i përbërë nga shumë nivele tregtimi, çmimet nga fermeri te konsumatori përfundimtar rezultojnë shumë të larta për konsumatorin fundor (marzhe deri në 50% në qarqet e monitoruara) megjithëse çmimi final i produkteve në tregun e pakicës ndikohet nga firot (humbjet) dhe jetëgjatësia e produktit në raft.
Sa më sipër, referuar strukturës së tregut, integrimit vertikal, sjelljes së ndërmarrjeve grumbulluese dhe diferencave të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesit, grumbulluesit, shitësit me shumicë deri tek konsumatori fundor, mund të jemi para një sjelljeje antikonkurruese si pasojë e marrëveshjeve dhe/ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe shitjes më shumicë të fruta-perimeve, në kuptim të nenit 4 të ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 "Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve: Qarku i Fierit ka 53.5% të totalit të xhiros së realizuar në të gjithë Shqipërinë, e ndjekur nga qarku i Tiranës me 24% dhe qarku i Beratit me rreth 10%."
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë Vendimi i plotë të Autoritetit të Konkurrencës)
ku ka ma bisbes i paster blej me 50 shit 5000 edhe mebo pislliqe nuk i nxjerr asnje lloj kontrolli...kta jane plehra i vuan vetem populli i shkrete ishallah i blejne ilace per kalamajte kta fisqir
PërgjigjuShikoni si vete kjo pune,fermeri ankohet se s'ka treg,s'ka grumbullues dhe aty ku ka, ja marrin lire.Fermerit ja marrin,le t'a zeme 20 lek/kg,kurse ai deshiron t'ja marre per 90.Kur arrin ne Tirane cmimi eshte rritu 100 % sepse eshte Tirana e zengjineve te rinj,ne qytetet e tjera me pak,nuk duhet te harrojme dhe /aksiomen e kripes/ ne kete mes.Cfare ben Konkurenca? Kujtohet me ne fund per te pare abuzimet e cmimeve,kujtohet per fermerin,por harron dhe bleresin edhe ky i fundit ankohet edhe per ato cmime qe jane rritur pasi grumbulluesi ja ka marre aq lire fermerit.Po sikur grumbulluesi t'ja merrte fermerit me 90 sa do te deshironte,atehere nuk do te dilnin te protestonin fermeret,por bleresit dhe sikur te mos mjaftonin te gjitha keto,Konkurenca nuk ka bere asgje per monopolet,apo per mbajtjen e te njejtit cmim si nga fermeret,grumbulluesi,si nga shitesit per x apo y produkt.
Përgjigjuvendosni cmim tavan per perimet e frutat,,,per sezonin veror dhe dimeror.,si ne blerje ashtu dhe ne shitje..te mos abuzojne keta legena,,,n.q.s kaabuzim tu hiqen licensat....
PërgjigjuCmimet i rregullon tregu, po tregu eshte dhjer nga monopolet, dy tre duar jane qe tregetojne. Pa provoje te marresh nje liçence e te ulesh cmimet, te vihet dinamiti qe diten e pare.
PërgjigjuEkonomia e Tregut ka ne blaze te veprimtarise se ask kerkese oferte,por fitimi nuk shone murre mbi 15% dhe per te ruajtur kete ekuiliber dhe me konsumatorin gym si rregullator dhe ndeshkues Autoriteti i konkurences . Ne kete ne tee mbrihet dhe prodhuesi i vogel
PërgjigjuKomunizëm hesapi. Çmimin e vendos tregu i lirë. S'ka treg të lirë, pranojeni. Kur abuzohet me korrupsionin nuk kapet Saliu Iliri e Rama. Kapet fruta shitësi
Përgjigju1 duhete hetuar taksa tatime cmime ushqime dogana referenca mashtrime
PërgjigjuS'diskutohet qe rritja e cmimeve eshte artificiale. Fermerit te shkrete ia marrin me dy leke vete duan te fitojne 10 fish.
PërgjigjuDenari u kujtua pasi e fshikulluan ne kuvend dhe tha po e hap njehere hetimin... po e sigurte se asgje sdo beje do e mbylle sic e hapi..te paafte
PërgjigjuNuk eshte i paafte por i super koruptuar dhe super i kapur. Nuk guxon Biba se i bije telefoni ne sekonde nga mafia e oligarkeve te mbeshtetur nga Rama. Ky vend ka marre te tatepjeten.
Pse kemi autoritet konkurence ne?Fli o Denar fli
Përgjigju