TIRANE- Autoriteti i Konkurrencës njofton se 4 nga 5 anëtarët i janë përgjigjur nismës së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për përgjysmimin e pagës mujore neto, në shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19.
Autoriteti ka 5 anëtarë të Komisionit të Konkurrencës, por thekson se pagën kanë pranuar që ta përgjysmojnë vetëm 4 që janë; Kryetarja Juliana Latifi, zv/ kryetari Eduart Ypi dhe anëtarët Leida Matja dhe Helidon Bushati, ndërsa anëtarja tjetër Adriana Berberi nuk është në listën e atyre që kanë pranuar. Nismës së kryetarit të Kuvendit deri tani i janë bashkuar shumë institucione.