Autoriteti i Rrugëve jep 870 mijë € për 5 ura, duan ndërhyrje urgjente

28 Tetor 2019, 13:57| Përditesimi: 28 Tetor 2019, 15:49

  • Share

Janë pesë ura në rrugët nacionale, të cilat kanë nevojë për ndërhyrje urgjente. Autoriteti i Rrugëve sapo ka shpallur tenderat përkatës, duke caktuar një fond limit prej më shumë se 107 milionë lekësh, ose 870 mijë euro për riparimin apo ndërtimin e tyre.

Fjala është për Urën e Kaludhit, atë të Vorës, Dragotit dhe Leklit, të cilat kanë nevojë për rikonstruksione. Ndërkohë, ura e Zëmblakut në qarkun e Korçës ka nevojë për rindërtim nga e para.

Autoriteti bën të ditur se fondet për këto punime janë pjesë e projektit në bashkëpunim me Bankën Botërore për riparimin e rrugëve dhe sinjalistikën në rrjetin nacional rrugor shqiptar. Disa nga këto ura janë ndërtuar që para luftës së dytë botërore dhe kanë nevojë urgjente për ndërhyrje.

Afati që parashikohet për secilën nga ndërhyrjet është 12 muaj.Ofertat për tenderat në të pesë rastet do të hapen më datë 25 nëntor.

Konkretisht, në dispozicion të rikonstruksionit të Urës së Kaludhit do të vendoset një fondi limit me vlerë 18.4 milionë Lekë, për rikonstruksionin e Urës së Vorës 18.8 milionë Lekë, për rikonstruksionin e Urës së Dragotit 15.4 milionë Lekë, për ndërtimin e Urës së Zëmblakut 43.1 milionë Lekë dhe rikonstruksionin e Urës së Leklit 11.5 milionë Lekë.

Vlera e tenderave sipas objekteve
Ura e Kaludhit                   18.4 milionë Lekë
Ura e Vorës                        18.8 milionë Lekë
Ura e Dragotit                    15.4 milionë Lekë
Ura e Zëmblakut              43.1 milionë Lekë
Ura e Leklit                         11.5 milionë Lekë
Total 5 tenderat                107 milionë lekë

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?