Autoriteti Italian: Rivendosja e masave të bllokimit dhe izolimit, të padobishme në këtë fazë të emergjencës shëndetësore

20 Gusht 2020, 12:49| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 12:51

  • Share

Matteo Bassetti, drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Infektive të Spitalit San Martino në Xhenova, ka përsëritur për të disatën herë se koronavirusi tani është më pak i frikshëm dhe se ideja për një mbyllje të re do të ishte e padobishme.

"Virusi sot është më pak i frikshëm dhe një mbyllje e re do të ishte vërtet e padobishme. Do të duhet të mësohemi të jetojmë me këtë virus, por pa krijuar shumë alarmizëm”

Një mbyllje e re do të ishte e padobishme

Sipas autoritetit Italian, është e pritshme rritja e numrit te te infektuarve gjatë muajit gusht për shkak të pushimeve verore. Por për të kuptuar rrezikun kanosës nuk mjaftojnë vetëm shifrat e infeksioneve por gjendja reale në spitale dhe repartet e terapisë intensive.

Vetëm rritja eventuale e shtrimeve do mund të përbënte emergjencë shëndetësore. Matteo Bassetti u shpreh gjithashrtu se “E vetmja mënyrë për të shmangur infektimin është që njerëzit të vazhdojnë të ndjekin rregullat shëndetësore, të tilla si larja e duarve, mbajtja e maskave dhe distancimi fizik.

Sipas tij, një bllokim i ri do të ishte i kotë dhe nuk ka asnjë arsye konkrete që mund të sugjeronte që mbyllja e gjithçkaje mund të ishte vendimi i duhur për të marrë.

Shmangni alarmizmin e panevojshëm

Sot, siç pretendohet nga Bassetti dhe specialist të tjerë italianë, situata është shumë e ndryshme se më pare dhe as që mund të krahasohet me muajt mars dhe prill. Tani në Itali ka shumë pozitivë asimptomatikë dhe ata që kontaktojnë koronavirusin vështirë se automatikisht sëmuren, por edhe nëse kjo ndodh, në çdo rast jo në gjendje të rëndë.

Bassetti u deklaruar gjithashtu edhe për rihapjen e shkollave. Ai tha se Covid sot duket një tjetër sëmundje, ndoshta sepse ne kemi ndryshuar… ne ‘e përgjojmë’ atë më mire dhe jemi bërë më të zotë për ta trajtuar. Gjithashtu edhe sepse ngarkesa virale duket se ka rënë. “Vendimet politike - tha Bassetti - nuk duhet t’i mbajnë fëmijët larg shkollës. Ky është një virus me të cilin do të duhet të mësohemi të bashkëjetojmë dhe pa alarmizëm. Covid do të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë. Ne duhet të respektojmë distancimin shoqëror, të shmangim tubimet, të qëndrojmë në shtëpi kur kemi simptoma gripi dhe të lajmë duart shpesh.”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?