Autoriteti italian i shëndetësisë: Shumë njerëz të pa imunizuar, në vjeshtë Covid do ‘ngatërrohet’ me gripin

29 Maj 2020, 14:36| Përditesimi: 29 Maj 2020, 14:38

  • Share

Presidenti i Institutit Italian të Shëndetësisë në Itali, Silvio Brusaferro tha sot në Dhomën e Deputetëve se të dhënat e pandemisë nga koronavirusi  tregojnë se “në vjeshtë, një patologji si Sars-cov-2 mund të jetë e pranishme” dhe se ajo “mund të ngatërrohet se simptomat e gripit”

Ai tha gjithashtu se “Virusi është ende i pranishëm dhe sjelljet individuale janë masat më efektive për të ulur qarkullimin e tij”.

“Shumë njerëz që kanë rënë në kontakt me koronavirusin, dhe për këtë arsye janë të të ndjeshëm ndaj tij, janë një rezervuar për Covid", - tha Brusaferro.

Ndërsa qeveria po vendos për lëvizshmërinë midis rajoneve në këto orë, tashmë është e sigurt që nga e mërkura e ardhshme, 3 qershor, kufijtë italianë do të rihapen për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian.

Për këtë arsye, "javën e ardhshme - shpjegoi Brusaferro - ne do përballemi me një sfidë që do të jetë edhe më e rëndësishme sepse lëvizshmëria midis rajoneve dhe gjithashtu ajo ndërkombëtare do të liberalizohet. Kjo do të kërkojë për të monitoruar dhe reaguar ndaj shpërthimeve".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?