Autoriteti italian: Ja arsyeja pse Covid mbetet i rrezikshëm edhe për 20 vjeçarët pa simptoma

24 Gusht 2020, 16:05| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 16:07

  • Share

Studiuesit ende nuk e njohin mirë por e sigurt është se ai dëmton rëndë shumë organe dhe sistemin imunitar

Massimo Ciccozzi, drejtor i Njësisë së Kërkimit në Statistikat Mjekësore dhe Epidemiologjinë në Universitetin Biomjekësor të Romës, tha sot për gazetën italiane ‘La Repubblica’ se “edhe në moshën 20 vjeç mund të sëmuresh me Covid, sepse virusi nuk njeh moshë dhe infekton ata që mundet.

Sipas tij, shumica e rasteve të reja të infeksionit në Itali janë në moshë të re, asimptomatik të kthyer nga pushimet verore, ku edhe kanë konsumuar jetë natë pa respektuar distancimin fizik.

“Kthimi i tyre në shtëpi pozitiv me Covid, rrezikon përhapjen e Covid në familje”, - tha Ciccozzi.

Për studiuesin Italian, "Dëshira për t’u argëtuar është e kuptueshme, por nuk duhet harruar se duhen vetëm 10-15 minuta kontakt me një person të prekur me Covid që të infektohesh.

Gjithsesi, sipas tij – ka raste që jo të gjithë (në kushtet e mësipërme) mund të preket pasi varet prej sistemit imunitar të gjithkujt.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?