Autoriteti Italian: Koronavirusi nuk është dobësuar, por sëmundja ka ndryshuar

15 Qershor 2020, 15:20| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 15:22

  • Share

Drejtori i institutit "Mario Negri", Profesor Giuseppe Remuzzi duke folur live në emisionin e mirënjohur “Non è la dʼUrso", tha se

"Virusi nuk është dobësuar. Ai është gjithmonë i njëjtë. Ka pësuar shumë mutacione të cilat mund të jenë ose neutrale ose të pafavorshme për njerëzit, por sëmundja ka ndryshuar".

Giuseppe Remuzzi, tha githashtu se "Nuk kemi më pacientë në gjendje të rëndë në spital, por kjo nuk varet nga virusi por nga diçka tjetër që ne ende nuk e dimë."

Remuzzi më pas shtoi se: Ne duhet të vazhdojmë të mbrohemi me maska, të ruajmë distancën fizike dhe të zbatojmë masat e higjienës, si psh larja e duarve”.

Ai tha se virusi me siguri do të qarkullojë për vite me radhë, por besojmë se nuk do të bëj aq shumë dëme sa më parë.

Komento

Komente

  • [email protected]: 15/06/2020 23:05

    Duhet te mosken kualicjone Para zgjedore. Pos te ket kualacjone para zgjedhore. NE QOFTE SE SI HAPNI TANA LISTAT E. P SOCJALISTE,KOMUNISTE /EDHE TE BAHN PUPLIKE NE TELIVIZOR/ENE GAZETA (PASTAJ DOTE KEN ZGJEDORE TE PASTRA /DHE DOTE KEMI NJE DEMOKRACI DEMOKRATE TE PASTER NE SHQIPERI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?