Autoriteti Italian: Ky virus është në gjendje të udhëtojë nëpër botë dhe të kthehet tek ne sa herë që t’i pëlqejë, duke na zënë frymën…

16 Korrik 2020, 15:35| Përditesimi: 16 Korrik 2020, 15:38

  • Share

Drejtori i Sëmundjeve Infektive në spitalin Sacco në Milano: Nuk është si gripi. Më pak se 10% e të infektuarve janë përgjegjës për mbi 80% të infeksioneve të reja

"Ky virus është në gjendje të udhëtojë nëpër planet dhe të kthehet te ty sa herë që të dëshirojë, duke të zënë frymën”.

Kështu është shprehur për Covid Massimo Galli, drejtor i Sëmundjeve Infektive në spitalin ‘Sacco’ në Milano.

"Për muaj të tërë kam ‘plasur’ kokën për të kuptuar se çfarë mund të ndodhë. Jam përpjekur që kurrë të mos jem tregimtar i fatit dhe të mbështetem në numra. Ndjehem sikur them se nuk është e sigurt që diçka duhet të ndodhë domosdoshmërisht në vjeshtë. Kjo nuk është një sëmundje si gripi sezonal, përhapet ndryshe nga ai. Më pak se 10% e personave të infektuar janë përgjegjës për mbi 80% të infeksioneve të reja”, deklaroi Galli.

"Ekziston një faktor shpërndarës krejtësisht i ndryshëm nga gripi. Nëse jam me virozën e gripit, unë ka të ngjarë ta transmetojë atë te dikush tjetër. Në rastin e Covid, kemi një pakicë njerëzish përgjegjës për shumicën e infeksioneve. Dhe shumë nga këta njerëz janë asimptomatikë".

"Ky virus është në gjendje të udhëtojë rreth planetit dhe të kthehet te ne kur të dojë. Me çfarë force? Ende nuk e dimë. Ne nuk do të jemi në gjendje ta parandalojmë plotësisht infeksion, por duhet të jemi në gjendje të parandalojmë shpërthimet e reja” – theksoi Massimo Galli

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?