Autoriteti Italian: Rihapja e shkollave, utopike…Nuk do të këtë ‘dallgë të dytë’ Covid

8 Shtator 2020, 18:18| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 18:19

  • Share

Massimo Galli, profesor i Sëmundjeve Infektive në Universitetin Shtetëror të Milano-s nuk ka menduar të zgjedhë fjalë të tjera dhe as më shumë e as më pak e ka quajtur hapjen e shkollave, utopike.

‘Nuk do të këtë ‘dallgë të dytë’ Covid

Në një intervistë me gazetën italiane ‘La Stampa’, ai u shpreh se nuk beson se do të ketë një ‘dallgë të dytë Covid’ edhe për shkak se “të moshuarit janë më të kujdesshëm, ka trajtime të provuara dhe efektive por theksoi se te të rinjtë duhet të rritet përgjegjshmëria

‘Edhe pse të moshuarit janë më të rrezikuarit, nëse sëmundja kapet herët, virusi nuk është fatal’.

Galli u shpreh se në situatën e emergjencës shëndetësore, nuk ka asgjë traumatike si në muajt e parë

Virologu është i mendimit se vera plot dëfrime nga të rinjtë ‘do t’i bënte dëm vjeshtës së ardhshme’ dhe që teska rastet e reja po rriten me shpejtësi e ndërsa shumica e tyre janë asimptomatik dhe në moshë të re, do të ishte e këshillueshme ‘shtyrja e rihapjes së shkollave’ pasi, pavarësisht masave ato nuk do kenë mundësi praktike për t’u respektuar…’imagjinoni fëmijët pa maska dhe në hapësira të vogla, kjo është utopike’

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?