Profesori Alberto Zangrillo, në përputhje me qëndrimet e tij mbi gjendjen aktuale të përhapjes së Covid-19 në Itali, përpiqet përsëri t'u shpjegojë njerëzve pse Covid tani është më pak agresiv dhe prandaj vdekjet janë ulur në mënyrë drastike
Kreu i anestezisë dhe kujdesit intensiv të spitalit San Raffaele në Milano muajt e fundit gjithmonë i është dashur të mbrojë veten nga ata që e akuzojnë për minimizimin e alarmit shëndetësor për faktin e thjeshtë të deklarimit se koronavirusi ka zvogëluar forcën e tij vdekjeprurëse, krahasuar me më parë. Sipas tij çelësi i situatës është ngarkesa virale.
Në faqen e tij personale në Facebook, Dr. Zangrillo postoi sot një studim të botuar në faqen "Biomedcentral.com".
Hulumtimi shpjegon se ekziston një lidhje e fortë midis ngarkesës virale të Covid-19 dhe ashpërsisë së tij.
"Pacientët nën ventilim mekanik dhe qw nuk kanw mundur tw shpwrojnw nga vdekja kanw patur njw ngarkesw virale tetë herë më të lartë se ata që kanw mbijetuar dhe qw nuk kanw qwnw tw intubuar.
“Për më tepër, ngarkesa e ulët virale shoqërohet me një rrezik të reduktuar të intubimit dhe vdekjes", thotë Zangrillo.
Sipas hulumtimit, grupi i studiuesve ekzaminoi disa mostra të marra nga pacientë me Covid-19 dhe të shtruar në Qendrën Mjekësore Rabin në periudhën midis 16 marsit dhe 23 korrikut 2020. Mostrat e marra përmes shtupave nazofaringeale u ekzaminuan nga shkencëtarët, të cilët zbuluan se ngarkesa virale ka ndikuar fort në ashpërsinë e simptomave. Edhe mosha e pacientëve gjithashtu u pa se ka një korrelacion me ngarkesën virale.