Autoriteti nis hetimet për gjetjen e eshtrave të 44 të zhdukurve të ‘Spaçit’! Historiani: Pse shteti heshti! 3 dekada pa protokoll, Marku: Zhvarrosëm 14 burra

5 Qershor 2023, 16:52| Përditesimi: 5 Qershor 2023, 22:13

  • Share

Me 2 mijë të burgosur nga viti 1968, deri në rrëzim të diktaturës, Spaçi mbetet një nga ish burgjet më famëkeq, për kushtet e rënda, shfrytëzimin në punë deri në vdekje por edhe ekzekutimet e vendvarrimet e paidentifikuara...

Pas përpjekjeve të vazhdueshme, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, prej 2 qershorit ka nisur hetimin administrativ për rikuperimin e eshtrave të 44 të zhdukurve në Burgun e Spaçit.

Vendvarrimet e dyshuara janë katër.

Kjo listë tregon shkaqet e vdekjeve të tyre. Për 32, diktohen sëmundjet e rënda. Janë 4 të dënuar, pushkatuar dhe ekzekutuar në Revoltën e Spaçit dhe 9 të ekzekutuar me dënim kapital të Gjykatës së Rrëshenit e Shkodrës...

Sëmundjet e rënda shkaktoheshin nga kushtet e vështira por edhe shfrytëzimi në miniera, ndonëse nuk ishte një kamp-burg pune, por riedukimi.

Ish të burgosurit politikë të Spaçit, ndërtuan 88.3 km galeri, duke pasur një impakt të fortë në ekonominë e vendit.

Në raste të tjera raportimi i vdekjeve për shkak të sëmundjeve ka qenë kamuflim. Ilir Arifi, i biri i Eqeremit, një prej të zhdukurve në burgun e Spaçit, nga verifikimet që ka bërë individualisht, dyshon se i ati ka vdekur për shkak të torturave.

Janë mbi 6 mijë të zhdukur në të gjithë vendin, të pushkatuar nga regjimi, ose të vdekur në burgje e kampet e internimit. Ajo që e ka thelluar problemin, është fakti se trupat e viktimave, nuk mund t’u ktheheshin familjarëve, pa u përmbushur vitet e dënimit.

Në mungesë të një protokolli zyrtar, disa prej të afërmeve gjatë këtyre 32 viteve kanë marrë iniciativa individuale për kërkim të eshtrave. Vetë Gjergj Marku, anëtar i Autoritetit me vendim Parlamenti, si dhe pjesë e grupit të punës në hetimet administrative,  tregon se ka asistuar në një prej tyre.

Ndërkohë Autoriteti është ende në pritje të Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për mënyrën e mbrojtjes dhe ruajtjes së vendvarrimeve të identifikuara ose të dyshuar”. Propozim i bërë prej dy vjetësh.

Hetimet nisin së shpejti dhe do të vijojnë paralelisht përmes grupeve të punës në terren, ku do të përfshihen institucionet lokale e qendrore. Do të bashkëpunohet me ekspertë antropologë, kriminalist dhe të mjekësisë ligjore. Do të hartohen raporte periodike, analiza dhe dosje individuale.

Fitimi ekonomik nga puna e detyruar e ish të burgosurve në Spaç

Fitimi ekonomik nga puna e detyruar e ish të burgosurve në Spaç

Shkaqet e vdekjeve të ish të burgosurve të Spaçit të zhdukur

Shkaqet e vdekjeve të ish të burgosurve të Spaçit të zhdukur

Pikat e vendimit që do ndiqen për nisjen e hetimeve administrative 

Pikat e vendimit që do ndiqen për nisjen e hetimeve administrative 

Pikat e vendimit që do ndiqen për nisjen e hetimeve administrative 

Pikat e vendimit që do ndiqen për nisjen e hetimeve administrative 

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shabani: 05/06/2023 19:11

    Ne 92shin diktatori komunist Sali Berisha duhet ti kishte hapur!por diktatorit nuk i interesonte per keto fatkeç,qe koha e ketij i presekutoj! Por edhe ky i ripresekutoj me genjeshtrat e tija.Te presekutuarit tja kerkojne Saliut si sekretar Partie i asaj diktature.Sali Berisha i genjeu edhe jua vodhi parate e te presekutuave ,pra ky eshte ai qe çirret per ju te nderuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?